GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tetori rozë, 9000 gra bëjnë mamografinë, apeli i dy të mbijetuarve

15:15 - 31/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tetori rozë, 9000 gra bëjnë mamografinë, apeli i dy të mbijetuarve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tetori konsiderohet si muaji rozë për shkak të simbolikës së këtij muaji në luftën e grave me kancerin e gjirit.Fushatat sensibilizuese dhe thirrjet nga persona me influencë në shoqëri nuk kanë munguar gjatë tetorit rozë.

Sipas shifrave gjatë këtij muaji 9000 gra dhe vajza në të gjithë vendin kanë kryer mamografinë.Sipas ministrisë së shëndetësisë kjo është një shifër relativisht e lartë krahasuar me periudhën tjetër të vitit.

Muaji i sensibilizimit ndaj Kancerit të Gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Rast sensibilizimi i suksesshëm është ai i Nazife Ramadani dhe Angje Kola, dy gra nga qyteti i Pukës, të dyja të kuruara nga kanceri i gjirit.Ato tregojnë fazat e para të cilat i konsiderojnë si të dhimbshme, por që me mbështetjen e fëmijëve, shoqërisë dhe bluzave të bardha ia dolën të përballen me sëmundjen.

Fillimisht turpi ishte prezent në çdo moment duke sjell kështu komplekse që pas informimit u zhdukën, duke u kthyer në një model force dhe për gratë e tjera.

“Të them të drejtën në fillim kam pasur shumë turp. Punoja në një repart me 50-60 punëtore dhe e ndieja veten shumë të turpëruara. Por nga leximet që bëra, nga rrëfimet e atyre që e kishin përjetuar këtë sëmundje e kuptova që kjo jo vetëm që nuk është për të pasur turp, por është për të pasur forcë, për veten, për familjen, për shoqërinë që e mbajnë këtë sëmundje shumë të mbyllur, nuk arrijnë që të komunikojnë. Në ditët e mia më të vështira unë kam gjetur përkrahje forcë tek njerëzit që më pyesnin si je e më thoshin do bëhesh më mirë”, tregon Angje Kola.

Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra. Simptoma e parë e dukshme që shfaq kanceri i gjirit është një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji. Kanceri i hershëm i gjirit zbulohen nga një mamografi.

Shumica e simptomave të çrregullimeve të gjoksit,duke përfshirë shumicën e gungave, nuk paraqesin domosdoshmërisht kancer gjiri. Megjithatë, shfaqja e një simptome të re duhet marrë seriozisht në konsideratë nga të dyja palët si pacientët ashtu edhe nga doktorët e tyre, për mundësinë e një kanceri gjiri, ku ky i fundit mund të shfaqet në pothuajse çdo moshë.

Etiketa: kanceri i gjiritmamografisensibilizimtetori roze

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Nuk pranon rinovimin, Inter humbet yllin e skuadrës

Nuk pranon rinovimin, Inter humbet yllin e skuadrës

TË FUNDIT

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti
Breaking Views

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

19:25 - 18/03/26

Kompania Rejsi Farma me pronare Merita Sheqin nuk mjaftohet me milionat, që merr nga tenderat në Shëndetësi, por ka nisur...

Lexo më shumë
Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

18:57 - 18/03/26
“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com