GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tetova: Të mposhtim Erzenin, humbja me Kastriotin erdhi për shkak se…

09:39 - 21/05/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Tetova: Të mposhtim Erzenin, humbja me Kastriotin erdhi për shkak se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Egnatia është gati për sprintin final të sezonit, teksa pret të sigurojë sa më shpejt Europën nga kampionati dhe më pas të ruajë të gjitha energjitë për finalen e Kupës së Shqipërisë, që do të luhet më 1 qershor kundër Tiranës. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri Edlir Tetova foli para ndeshjes me Erzenin, që do të luhet sot në orën 16:00 në stadiumin e Rrogozhinës. Ai pret reagimin e skuadrës pas asaj humbje ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”.

 

Edlir, pas një ecurie pozitive erdhi humbja me Kastriotin. A mund ta quajmë të papritur këtë ndalesë?

Mendoj se humbja me Kastriotin erdhi për shkak se bukurinë ndeshjes ia prishi kartoni i kuq që mori Malota. Për shumë kohë luajtëm me një lojtar më pak dhe në ato kushte ishte e vështirë për të prodhuar lojën tonë të zakonshme, sepse na duhej të mendonim edhe për mbrojtjen. Më vjen keq që humbja nuk u evitua dot, por shohim përpara.

 

Kanë mbetur edhe tri ndeshje, teksa të radhës të dielën me Erzenin e luani në Rrogozhinë. Si po e përgatisni këtë sfidë?

Kemi një ndeshje shumë të fortë ndaj një ekipi që ka bërë shumë mirë deri tani, por që vetëm në javët e fundit është përfshirë nga luhatjet, që janë normale në një garë kaq të gjatë. Përgatitjet tona janë të qarta, për të hyrë në fushë dhe për të marrë maksimumin.

 

Një mungesë e deklaruar është Malota. A keni ndonjë problem tjetër?

Mungon Malota prej kartonit të kuq, por pjesa tjetër e futbollistëve janë të gjithë të gatshëm. Kjo na mundëson të bëjmë zgjedhjen e një formacioni që do të sakrifikojë fort në fushë të dielën, për të siguruar fitoren dhe për t’u afruar me objektivin historik: Europën.

 

Çfarë duhet të korrigjojë skuadra në këtë takim?

Ajo që ne do të kemi në vëmendje është përqendrimi maksimal dhe luajtja me sa më pak gabime. Vetëm kështu do t’ia dalim t’i rikthehemi rrugëtimit tonë të mirë që kemi pasur në gjithë javët që kanë kaluar.

 

Erzenin nuk e keni mundur asnjëherë këtë kampionat. Është ky çasti për ta thyer këtë “tabu”?

I kujtoj mirë të tria këto ndeshje. Ne kemi dominuar lojën, por rezultatet kanë folur kundër Egnatias. Do t’i kërkoj grupit ta menaxhojë sa më mirë ndeshjen për të shkuar logjikshëm drejt fitores.

 

Për vendin e tretë që e mban prej kohësh Egnatia, duket sikur edhe Vllaznia e Laçi po mbajnë ndezur ambiciet e tyre. Mendoni se Europën mund ta mbyllni që këtë javë?

Unë jam i fokusuar vetëm tek ecuria e punëve tek Egnatia dhe nuk merrem me llogarite e rivalëve tanë.

 

Kjo ngjeshje e kampionatit dhe fakti që më 1 qershor luani finalen e Kupës ndaj Tiranës, sa jua vështirëson?

Janë tri ndeshje para finales, ku Egnatia ka si synim të menaxhojë mirë energjitë. Të kemi gjithashtu top edhe anën psikologjike për të përballuar të gjitha sfidat e mbetura, ku bën pjesë edhe finalja e Kupës ndaj Tiranës. Ne synojmë ta sjellim trofeun në Rrogozhinë./PanoramaSport

Etiketa: Edlir tetovaegnatiasuperiore

Lajme të lidhura

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…
Breaking Views

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës
Breaking Views

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Para
Kandidati shqiptar Fafos Malaj voton në Greqi, apel për bashkëkombasit

Kandidati shqiptar Fafos Malaj voton në Greqi, apel për bashkëkombasit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse
Aktualitet

Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

09:39 - 02/02/26

Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më...

Lexo më shumë
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Kërkuan rritje rroge/ Rama i cilëson gjyqtarët si “njollë turpi”: U bënë vetë Zot dhe vetë shkop

09:11 - 02/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:40 - 02/02/26
Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

08:31 - 02/02/26
‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com