GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Teuta bën përmbysjen e madhe, fiton 3-0 në Andorë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Teuta bën përmbysjen e madhe, fiton 3-0 në Andorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmbysje e madhe e Teutës në Andorra. Kampionët e Shqipërisë përmbysën Inter Escaldes dhe siguruan kualifikimin në raundin e tretë të Conference League, aty ku do të përballen me irlandezët e Shamrock Rovers.

Djemtë e Edi Martinit u mposhtën 0-2 një javë më parë në “Niko Dovana”, por sot ia dolën të fitojnë 0-3 përballë kampionëve të Andorrës. 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan 0-2 për ekipin tonë.

Sebino Plaku zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe gjeti dy herë rrugën e rrjetës. 36-vjeçari zhbllokoi takimin në mesin e pjesës së parë. Plaku ktheu në gol një asist të Sherif Kallakut nga krahu i majtë.

Ndeshja u karakterizua nga dyluftime, teksa Plaku realizoi edhe golin e dytë në minutën e 80-të. Eurogol i sulmuesit me eksperiencë, i cili gjeti trekëndëshin e portës së Interit falë një goditje fantastike me të djathtën.

Ndeshja shkoi në shtesa dhe 30 minutat ishin të mbushura me tension. Teuta fitoi një penallti në fundin e fraksionit të parë të shtesë. Ildi Gruda u nis bukur pas një asisti të mrekullueshëm të Kallakut, por u pengua në mënyrë të parregullt nga portieri vendas.

Sherif Kallaku nuk gaboi nga pika e bardhë dhe realizoi golin e kualifikimit. Edhe Interi pretendoi për një penallti më vonë, por arbitri kryesor mendoi ndryshe. Në fund tension dhe përplasje mes lojtarëve, por vetëm kaq.

Gola nuk pati më, Teuta e Edi Martinit ia doli të sigurojë një kualifikim të rëndësishëm dhe tani i pret një rival irlandez. Ndeshja e parë ndaj Shamrock Rovers do të luhet në transfertë më 5 gusht, teksa një javë më pas zhvillohet sfida e kthimit në Shqipëri.

Lajme të lidhura

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Para
Detaje të reja nga sekuestrimi i  kokainës më 13 korrik

Detaje të reja nga sekuestrimi i kokainës më 13 korrik

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com