GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Teuta e pafat në “Niko Dovana”, VAR-i “shpëton” Skënderbeun nga humbja

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Teuta e pafat në “Niko Dovana”, VAR-i “shpëton” Skënderbeun nga humbja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teuta dhe Skënderbeu nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në “Niko Dovana”, me korçarët e Skënder Gegës që marrin një pikë në transfertë,  takim i vlefshëm për javën e 27-të të kampionatit shqiptarë.

Minutat e para të këtij takimi ishin të qetë për të dyja skuadrat të cilat më shumë studiuan njëra-tjetrën se sa kërkonin të gjenin portën, por Skënderbeu në minutën e 22-të do të krijonte edhe rastin e parë, por portieri Qirko është i vëmendshëm.

Për Jurgen Vrapin kjo ishte dita pa fat, pasi një dëmtim do ta detyronte të linte fushën e lojës që në minutën e 31-të të saj, me Gegën që bën kështu një lëvizje të detyruar, teksa Kosta Vangjeli hyn në lojë.

Djemtë e Skënder Gegës provuan edhe në minutën e 38-të të befasonin Teutën por gjuajtja e Uerdi Marës devijohet nga mbrojtësi Jazxhi, ndërkohë nga krahu tjetër Teuta do të përgjigjej me rastin e parë të rrezikshëm me Ruben Acquah, ku ky i fundit merr një top të bukur nga Lorenco Vila, por goditja e sulmuesit lë për të dëshiruar.

Emiliano Vila dhe Peposhi nga njëra anë, Pusi dhe Shehi nga ana tjetër do të provonin dhe fatet e tyre në këtë takim, por tentativat lënë për të dëshiruar.

81’ momente tensioni në fushën e lojës do të krijoheshin nga Berisha dhe Aleksi të cilët gjyqtari Xhaja do t’i ndëshkonte me kartonë të verdhë.

Teuta kërkon golin e fitores në minutat e mbetura me Lorenco Vilën që pas një goditje të bukur topi do të shkonte ngjitur me portën e Bekim Rexhepit.

Në minutën 90+1 Jazxhi do të gjente rrugën e rrjetës, por VAR do t’ia prishte festën e golit të parë të mbrojtësit durrsak, pasi goli u konsiderua i parregullt.

Në këtë mënyrë skuadrat ndajnë nga një pikë, me Teutën që renditet në vendin e 6-të me 32 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e fundit me 20 pikë.

Etiketa: barazimskenderbeuTeuta

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
Arrestimet e SPAK për inceneratorët, Tabaku: Nuk mjafton

Afera me inceneratorin e Fierit, Tabaku: Armando Subashi ka përgjegjësi sa Alqi Bllako

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog
Aktualitet

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

Pas policia e tij i dhunoi mbrëmjen e kaluar, Edi Rama sot ka rikthyer karriget para Kryeministrisë me mbishkrimin “dialog.”...

Lexo më shumë
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com