GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Teza e maturës jashtë ambientit të shkollave, rriten masat e sigurisë

16:13 - 01/06/22
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Teza e maturës jashtë ambientit të shkollave, rriten masat e sigurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dalja e tezave të Maturës Shtetërore përpara se maturantët të dilnin nga ambientet e provimit përgjatë viteve të fundit u kthye në fenomen krejt të zakontë, pavarësisht qindra-mijëra administruesve e pajisjeve për bllokimin e valëve në çdo mjedis provimi.

Kombinuar kjo me pyetjet e kontestuara vit pas viti e revoltën e të rinjve, bënë që Ministria e Arsimit të reformojë procesin, duke nisur që nga burimet njerëzore (gafa me “Turin” i kushtoi ish-drejtoreshës Rezana Vrapi vendin e punës) e deri te rregullorja e Maturës Shtetërore. Në të janë shtuar elemente të forta që në hartimin e testit, përzgjedhjen e tezës finale e deri te shpërndarja.

Risi e këtij viti është mënyra se si do të përzgjidhet teza finale që do të bjerë në duart e maturantëve. Kjo bëhet pasi QSHA ka ngritur grupet me specia1listë të lëndëve që do të jepen provim, të cilët hartojnë një fond pyetjesh sipas shkallës së vështirësive. Ndryshe nga vitet e kaluara, sasia e pyetjeve, nga të cilat do të përzgjidhet teza në mënyrë elektronike, do të jetë më pak. Specialistët që kanë hartuar rregulloren, janë të prirur më tepër drejt cilësisë, sesa sasisë.

Nuk kërkojnë 20-fish më tepër pyetje nga çka teza (siç është bërë për vite të tëra), por 10- fish. Më konkretisht, nëse për një tezë provimi me 15 pyetje, nevojitej më parë hartimi i 300 pyetjeve, nga të cilat kompjuteri do të përzgjidhte në mënyrë rastësore 15-shen finale, tanimë nevojiten vetëm 150 pyetje për secilin profil (kujtojmë që janë disa profile gjimnazesh). Në kushte izolimi, një grup i paracaktuar zgjedhin testet përfundimtare duke e çuar për shumëfishim e paketim. Kjo procedurë do të zbatohet vetëm me disa provime këtë vit, sipas dokumentit në fjalë: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Matematikë, Kimi, Biologji e Fizikë.

Për lëndët e tjera, procesi do të jetë më i reduktuar, njëjtë si vitet e kaluara, i thjeshtëzuar. Për maturantët, asgjë e re në rregullore, si në kuadër të detyrimeve, ashtu edhe të të drejtave. Ata duhet të marrin së paku 25% të pikëve në test për t’u konsideruar kalues, ndërkohë që edhe në rast se kanë kundërshti, nuk mund të bëhet rivlerësim i tezës. Mësuesit dhe drejtuesit që abuzojnë, do të kenë vërejtje, paralajmërim për largim nga puna e deri te pushimi i menjëhershëm, varësisht nga shkelja e kryer.

“Përzgjedhja e pyetjeve për hartimin e testeve përfundimtare të provimeve të Maturës Shtetërore të bëhet përmes teknologjisë dixhitale nga specialistë të caktuar me urdhër të QSHA-së. Përzgjedhja e pyetjeve për hartimin e testeve të bëhet në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit brenda ambienteve të izoluara të QSHA-së. Të drejtën e përzgjedhjes dhe hartimit të testit përfundimtar të provimeve të maturës e kanë vetëm PTP-të. Specialistët e QSHA-së në periudhën e KOEPS  nuk kanë të drejtë të përzgjedhin, sugjerojnë, ndryshojnë testet e hartuara”.

Etiketa: matura shteteroreprovimeteza

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
“Luftë” për postet e rëndësishme në PD, lëvizja surprizë e Berishës ndryshon “garën”

“Luftë” për postet e rëndësishme në PD, lëvizja surprizë e Berishës ndryshon "garën"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26

U prezantua si takim për punët e bashkive, por në fakt, ishte një mbledhje në kuadër të fushatës elektorale, që...

Lexo më shumë
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com