GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Tha se ka tumor/ Çfarë e shtyu Luizin? Ja si e shpjegon psikiatri

10:54 - 11/01/23
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Tha se ka tumor/ Çfarë e shtyu Luizin? Ja si e shpjegon psikiatri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryefjala e mbrëmjes së djeshme padyshim ishte deklarata e këngëtarit Luiz Ejlli në spektaklin “Big Brother VIP”, i cili tha se vuante nga tumori. Më pas nga ekzaminimet përkatëse në spitalin “Shefqet Ndroqi”, rezultoi se artisti ishte në gjendje të mirë shëndetësore. E gjithë kjo situatë ngjalli jo pak reagim te publiku.

Ka nga ata që e shohin si truk për audiencë nga organizatorët, si “shkarje” të vetë banorit që mori përsipër të deklaronte se kishte kancer, pastaj e modifikoi rrëfimin e tij, duke shtuar se kishte folur për një shokun e tij të ngushtë.

Pastaj dërgimi në spital i Luisit për t’u diagnostikuar “live” dhe vërtetuar se ai gëzon shëndet të plotë. Edhe këtu nisën dilemat nëse një person mund të provohet në mënyrë shteruese nëse ka tumor apo jo për një vizitë gjysëm orëshe. E thënë ndryshe, me apo pa qëllim të “regjisorëve”, kjo temë ka arritur kulmin e audiencës dhe debatit publik, pra të vëmendjes.

Sidoqoftë, çështje të tilla humane nuk meritojnë të komentohen “majë krahu”, por me profesionalizëm, sepse kanë ndikim te të rinjtë, sidomos. Duke dashur të japë kontributin e vet shkencor në këtë drejtim, psikiatri Sadik Lala mundohet ta shohë në këndvështimin mendor situatën e Luisit, çfarë mund ta ketë shtyrë atë të “shpikë” tumorin aty brenda shtëpisë së BBV. Ja mesazhi i tij në rrjetet sociale:

“ÇFARË MUND TË KETË PSIKOLOGJIKISHT LUISI I BIG BROTHER…? Këtë pyetje ma bëri Klodi, një mik virtual në privat. Një info-shpjegim për Klodin dhe për ju miq:

I dashur Klodi, më detyrove të ndjek situatën në Big Brother.

Çrregullimet psikologjike-psikiatrike zakonisht janë situata komplekse, në të cilat kërkohet një vlerësim shumë i kujdesshëm shumëplanësh, vlerësim mjekësor dhe psikologjik gjithnjë me personin përballë teje dhe jo në distancë.

Natyrisht, kafeina dhe pijet energjike ndikojnë shumë në shfaqjen e ankthit dhe luhatjeve të humorit.

Shkurtimisht po postoj një info konciz nga këndvështrimi profesional, pa u marrë me kuriozitetin tënd në detaje, (sepse pjesëmarrësit në Big kanë një panel mbikqyerje shumë të nderuar për të hulumtuar çështjen).

Çdo profesionist i shëndetit, veçanërisht psikiatrit, por edhe psikologët klinikë kanë njohuri më të thelluara mbi të ashtuquajturën sindromi i studentëve apo punonjësve të mjekësisë (dhe jo vetëm).

Kjo sindromë manifestohet me frikë të vazhdueshme se mos ke ndonjë sëmundje serioze apo mos ‘të shfaqet’ një gjë e tillë. Zakonisht ndodh pasi personi ka qenë në kontakt me dikë që vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Ky fenomen konsiderohet sporadik dhe jo çrregullim (sëmundje), nëse kjo frikë zgjat më pak se 6 muaj dhe gjithnjë nëse nuk ka asnjë të dhënë laboratorike apo ekzaminim mjekësor që të justifikojë një shqetësim të tillë.

Ky çrregullim është një paraqitje specifike si një nëntip i asaj që njihej deri në vitin 1994 (në manualin diagnostik DSM IV) si hipokondri ose hipokondriazë.

Kjo gjendje karakterisohet nga dy specifika:

– Disa persona e manifestojnë me shmangie të ekzaminimeve dhe kujdesit shëndetësor.

– Disa të tjerë bëjnë analiza të pafundme për të vërtetuar të kundërtën e frikës ekstreme nga sëmundja “imagjinare”.

Kjo gjëndje mund të shfaqet në shumë rrethana të ndryshme, por gjithmonë karakterizohet nga nivele të larta ankthi dhe frike për sëmundjen.

Si çrregullimi i ankthit të sëmundjes, edhe çrregullimi i simptomave somatike klasifikohen qartë në manualin diagnostik më të fundit DSM-5-TR™ (Botimi i 2022, © i Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë, me kodin diagnostik; F45.21, dhe përshkruhen qartë kriteret diagnostike në faqen 357).

Kjo diagnozë ka një dallim esencial nga një çrregullim tjetër i ngjashëm që quhet OCD (çrregullimi obsesiv kompulsiv), tek i cili preokupimet shëndetësore, mendimet zakonisht përqendrohen thjesht në frikën se mos i shfaqet një sëmundje në të ardhmen.

I dashur Klodi, siç ju thashë edhe më lart; diagnoza mjekësore, veçanërisht ajo psikiatrike, kërkon kohë dhe personin përballë për të bërë një vlerësim të saktë.

E TONIZOJMË SITUATËN ME PAK HUMOR APO GROTESK PËRDITSHMËRIE…

Mos të harrojmë se në Big Brother dhe në politikë… çfarë nuk ndodh”

Etiketa: kengetarKiara Titoluiz ejlli

Lajme të lidhura

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)
Aktualitet

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni
Aktualitet

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26
Para
“Erisa Fero ‘shoqe’ e Habilajve, prezantohej si punonjëse e MB”

Shefja e AKSHIT-t u kap me drogë, media britanike: BE e shqetësuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com