GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tha se masakra e Reçakut ishte trillim, dënohet 1 vit burg ish-ministri serb në Kosovë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tha se masakra e Reçakut ishte trillim, dënohet 1 vit burg ish-ministri serb në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gjykatë në Prishtinë dënoi të enjten ish ministrin e pushtetit lokal në qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviç, me një vit heqje lirie, nën akuzën për “nxitje të urrejtjes”, dhjetë muaj pasi Gjykata e Lartë e Kosovës anuloi dënimin e parë të vitit 2019 dhe e ktheu çështjen në rigjykim.

Ish ministri serb u shpall fajtor për shkak të komenteve të tij të viti 2019 pasi e kishte cilësuar “trillim” masakrën e janarit të vitit 1999 në fshatin Reçak të Shtimes. Por, gjykata e dënoi me një vit heqje lirie, një vit më pak sesa ishte dënuar në dhjetor të vitit 2019.

Ish ministri në muajin mars të vitit 2019 tha se “masakra e Reçakut ishte trillim”, në një manifestim që përkonte me 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s që i dhanë fund luftës në Kosovë. Ai në atë kohë mbante postin e ministrit të Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, por u shkarkua nga ish kryeministri Ramush Haradinaj.

Dënimi nxiti reagime në Beograd, përfaqësuesit e të cilit e cilësuan si mohim të lirisë së shprehjes. Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, forcat serbe ndërmorën një sulm kundër fshatit Reçak, në komunën e Shtimes, në jug të Prishtinës. Ata hynë shtëpi më shtëpi, ndanë meshkujt më vete dhe ekzekutuan rreth 45 prej tyre. Të nesërmen, ish drejtues i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Ëilliam Ëalker, shkoi në vendin ku ishin hedhur kufomat, rrëzë një kodre dhe e quajti aktin një masakër dhe krim kundër njerëzimit, të kryer nga forcat serbe.

Ngjarja shënoi fillimin e një fushate diplomatike në përpjekje për t’i dhënë fund luftës dhe një muaj më vonë përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan në Rambouillet të Francës, në bisedimet e ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare.

Në mars të atij viti marrëveshja e hartuar nga diplomatët ndërkombëtarë nuk u nënshkrua nga Beogradi dhe NATO-ja filloi fushatën 78ditëshe të bombardimeve që detyroi tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e NATO-s dhe administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. /Voa/

Etiketa: ish-ministri serbKosovemasakra e Recakut

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
E rëndë/ 15- vjeçari vret veten! Çfarë shkruante në letrën që u gjet në fermën e gjyshit

E rëndë/ 15- vjeçari vret veten! Çfarë shkruante në letrën që u gjet në fermën e gjyshit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!
Aktualitet

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26

Ish-komandanti e Flotës Detare, Artur Meçollari ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një regjistri të...

Lexo më shumë
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

15:15 - 21/10/26
Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:59 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com