GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Thaçi: Më vjen keq që s’mund të dëshmojnë Albright, Rugova e Demaçi

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Thaçi: Më vjen keq që s’mund të dëshmojnë Albright, Rugova e Demaçi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, është deklaruar i pafajshëm dhe ka mohuar pretendimet e Prokurorisë.

Në fjalën e tij, ai ka thënë se i vjen keq që në këtë proces gjyqësor nuk mund të dëshmojnë për pafajësinë e tij disa figura të larta si Ibrahim Rugova, Madeleine Albright, Fehmi Agani, Richard Hoolbroke, Adem Demaçi e të tjerë.

“Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi që në këtë gjykatë të dëgjojmë dëshmitë e sekretares së shtetit, Medeleine Albright, sekretarit të jashtëm Holdbrooke, Demelio, presidentit Ibrahim Rugova, profesor Fehmi Agani, Adem Demaçi. Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë që kam thënë dhe bërë gjatë asaj periudhe shumë të rëndësishme në historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka deklaruar se ‘shtëpia e verdhë’ nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Thaçi ka shtuar se historia nuk mund të rishkruhet, dhe se duhet kthyer te dëshmitë, sepse vetëm aty mund të zbulohet e vërteta.

“Kur raporti i Dicky Marty mbushi titujt e lajmeve me akuza të sajuara për trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe nga unë, menjëherë kërkova nga bashkësia evropiane të bëjë një hetim të pavarur. Bashkësia më tha se një gjykatë e veçantë ishte e nevojshme për të hequr renë e zezë të akuzave për trafikim organesh. Bota tani e dinë se si rezultat i procesit se nuk kishte trafikim organesh dhe shtëpia e verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK dhe gjithë shqiptarët janë shfajësuar. E vërteta është thënë dhe reja e zezë është hequr”, tha mes tjerash ai.

Thaçi tha se kjo është gjykata e katërt që është intervistuar, dhe çdo bashkëpunim i tij me ndërkombëtarët është transparent dhe i drejtë.

Etiketa: rugovathaci

Lajme të lidhura

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Para
Finlanda në NATO, reagon Rusia: Rrezik konflikti

Finlanda në NATO, reagon Rusia: Rrezik konflikti

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com