GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

16:14 - 18/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kronologjia/ Salianji: Burgosja, plani i Ramës dhe marionetave të tij socialiste në drejtësi për të goditur opozitën

Ervin Salianji

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

Salianji e ka cilësuar këtë vendim si një “injorim të ligjit ndërkombëtar dhe shkelje të kodit zakonor.” Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se arrestimi i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe trajtimi i Thaçit janë një padrejtësi, jo vetëm ndaj individëve, por ndaj Kosovës në përgjithësi. Sipas tij, çdo gjykatë, pavarësisht statusit të saj, nuk mund të jetë mbi vlerat humane dhe logjikën njerëzore.

Salianji shprehet se ky akt është një përpjekje për të njollosur luftën e UÇK-së dhe lavdinë e saj, dhe se Kosova ka mundësinë të përballet me këtë padrejtësi përmes arritjeve të reja në zhvillim, integrim dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Në një postim në “FB’, deputeti shkruan:

“Prej çlirimit të Kosovës shume  perpjekje jane bërë për të goditur lavdinë e UÇK. E gjitha ka qënë e kotë. Çdo ditë në liri,  ka treguar se lufta e UÇK ka qënë e drejtë. Çdo sukses i Kosovës, me ecjen drejt integrimit, me konsolidimin e shtetit, i jep kredite e lavdi luftëtarëve. Arrestimi i drejtuesve të UÇK 🇦🇱 është njē nder aktet qe kosovaret ja njohin vulen qe do te njollosë luften e tyre per liri. Po aq sa  sjellja e sotme ndaj Hashim Thaçit,  qe i refuzohet  e drejta per te marre pjese ne ceremonine e varrimit te babës eshte brutale arbitrate e shkelje ne liri e te drejtave te njeriut. Eshte sa injorim i ligjit nderkombetar dhe shkelje e kodit zakonor. Asnjē gjykate me çfarëdo statusi special, nuk mund të jetë mbi vlerat humane, mbi llogjiken njerëzore. Kjo ështē një padrejtësi ndaj Kosovës, jo thjesht ndaj një themeluesi, luftëtari. Kosova ka një menyrë për ta çuar në vend këtë padrejtësi. Duke shenuar arritje të reja nē zhvillim, nē integrim, nē respektimin e të drejtave të njeriit, në sundimin e ligjit. Ndersa babait të ndjerë të Hashimit jam i bindur që nuk do t’i mungojnë nderimet e respekti siç e ka nē traditë shqiptari”.

 

Etiketa: Ervin SalianjiHashim Thaci

Lajme të lidhura

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Para
Shqipëria sa “gjysma” e Bellingham-it, vlera e skuadrave para përballjes në Wembley

Shqipëria sa “gjysma” e Bellingham-it, vlera e skuadrave para përballjes në Wembley

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com