GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Thagma e “Rilindjes”: Ligji për Zonat e Mbrojtura është për … hallexhinjtë

13:52 - 04/04/24
në Editorial, KRYESORE, Kryesore2, OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Thagma e “Rilindjes”: Ligji për Zonat e Mbrojtura është për … hallexhinjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ligji i ri i miratuar nga socialistët në Kuvend që parashikon lejimin e ndërtimeve në Zonat e Mbrojtura, nuk qenkërka bërë për interesat e oligarkëve, por për qytetarët e thjeshtë. Kjo është ideja që hodhi gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Në ndihmë të kësaj teorie, ajo solli shembullin e Andit nga Gjinari i Elbasanit.

“Andi nga Gjinari ka një objekt, shtëpinë e tij njëkatëshe, të cilën donte ta rikonstruktonte për ta kthyer në bujtinë, brenda pronës së tij. Për shkak të përcaktimeve ligjore të ligjit ekzistues të zonave të mbrojtura, projekti i tij, mjaft i këndshëm por edhe i dobishëm për fshatin, mori përgjigje negative nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura”, tha ministrja nga foltorja e Kuvendit.

Dhe sipas kësaj linje mendimi, për këto problematika të qytetarëve si të Andit, qeveria e përgjegjshme thartoi trutë për të gjetur ilaçin. Thonë se kaloi nëpër një proces të stërmundueshëm mendimi, megjithatë, më në fund, diçka e bëri: Përgatiti dhe miratoi të mënyrë të njëanshme projektligjin që ndezi dritat e alarmit edhe jashtë kufijve.

Fill pas miratimit të nismës të shumë kundërshtuar, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë lëshoi sinjalin e skepticizmit duke theksuar se “do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë”.

Me daljen nga skutat e administratës Rama të ndryshimeve të ligjore, në media filluan të përfliteshin projektet e para që synon të ngrinin ndërtime aty ku sot shtrihen Zonat e Mbrojtura.

I pari ishte ai në parkun e Karavastasë, që parashikonte ngritjen e objekteve që me gjasë do të zhdukë pelikanin kaçurrel bashkë me farë e fis deri në brez të shtatë. Kuptohet që investitori në këtë rast nuk mund të ishte Andi që lufton për një bujtinë në Gjinar. Dhe afërmendsh as Berti nga Mulleti që sheh ëndrra sikur financohet nga nënëmadhja qeveri për të sjellë në jetë projektin e shumë ëndërruar të argotizmit, meqë pas shumë mundimesh mori edhe tokat e trashëguara nga paraardhësit. Fondet e IPARD janë pezulluar për shkak të dyshimeve për korrupsion galopant nga pushteti, ndaj edhe ëndrra për financim, momentalisht është mbyllur sërish në sirtar.

Megjithatë për rastin e Karavastasë, ishte vetë Kumbaro e cila qetësoi skeptikët. “Nuk ka asnjë projekt të tillë, që të ketë ardhur pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, apo qeverisë”, tha ajo në një prononcim për gazetarët.

Një tjetër nismë u shfaq papritur. Këtë herë ishin mediat amerikane që nga përtej oqeanit sollën haberin se dhëndri i Donald Trump i kishte vënë syrin Sazanit dhe ja kishte ënda të ndërtonte një vendpushim luksoz.

Vetë i zgjedhuri i vajzës së Presidentit dhe kandidat për të marrë sërish karrigen e pushtetit në Shtëpinë e Bardhë, publikoi në rrjetet sociale pjesë nga renderi i asaj ç’ka parashikonte të realizonte. Këtë herë, qeveria nuk e mohoi. Kryeministri Edi Rama tha se aplikimi ka mbërritur te autoritet shqiptare dhe kjo madje, i ka kënaqur.

“Jemi absolutisht të kënaqur që kemi një propozim, propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku duhet të kalojnë disa shkallë, është bërë një aplikim sipas ligjeve në fuqi në agjencinë tonë të investimeve të huaja AIDA do ta shqyrtojmë edhe nëse projekti puthet me vizionin tonë dhe me domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri të domosdoshëm mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës, duke e kthyer natyrën në aspektin kryesor të atij zhvillimi, atëherë do ecim përpara”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ata që qeveria i sheh si armiq ngrenë zërin duke kumtuar fort se projekti parashikon faljen e ishullit për qëllimin e vetëm të Ramës –  të pasjes së një dore të ngrohtë në Uashington edhe nëse administrata Biden bie nga pushteti.

Të tjerët që mbajnë karriget e pushtetit thonë se do ta hypë Shqipërinë në një tjetër stad të turizmit.

Gjasat janë që nëse ishulli, siç thonë gojëligt, i dhurohet dhëndrit të Trump-it, ajo ç’ka do të ndodhë do të jetë e tillë: Andi nga Gjinari, Berti nga Mulleti dhe Miri nga Dumreja, edhe pasi të ngrenë bujtinat e tyre të agroturizmit, Sazanin e luksit do ta shohin vetëm me dylbi.

Megjithatë, derisa plane të tilla dhe të ngjashme të realizohen, do të vijojmë të dëgjojmë edhe absurditete të llojit se ligji që lejon ndërtimet në Zonat e Mbrojtura qenkërka bërë për hallexhinjtë.

Etiketa: Kryesore1kryesore2Mirela Kumbarozonat e mbrojtura

Lajme të lidhura

Paratë ikën për fushatën, ministritë e bashkitë arritën 94 MLN € borxhe, 40 mln euro tendera të papaguara
Breaking Views

Paratë ikën për fushatën, ministritë e bashkitë arritën 94 MLN € borxhe, 40 mln euro tendera të papaguara

21:12 - 20/06/25
Historike/ Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut
Art & Kulturë

Historike/ Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut

18:50 - 20/06/25
Ja si i ndajnë tenderat “Vodafone” dhe “One”, pakti për kontratën 743 MLN lekë që u prish nga arrestimi i Veliajt
Breaking Views

Ja si i ndajnë tenderat “Vodafone” dhe “One”, pakti për kontratën 743 MLN lekë që u prish nga arrestimi i Veliajt

16:54 - 20/06/25
Para
Korrupsion me ushqimin e çerdheve, kontrata 116 MLN lekë e Rakip Sulit me Argent Dacin

Korrupsion me ushqimin e çerdheve, kontrata 116 MLN lekë e Rakip Sulit me Argent Dacin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shoferi” 15-vjeçar humb kontrollin e mjetit dhe aksidentohet, plagosen edhe dy të mitur që e shoqëronin
Aktualitet

“Shoferi” 15-vjeçar humb kontrollin e mjetit dhe aksidentohet, plagosen edhe dy të mitur që e shoqëronin

22:39 - 20/06/25

Një aksident me pasojë plagosjen e 3 të miturve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin “Fier-Ballsh”. Rreth orës 21:00,...

Lexo më shumë
Makina e policisë kaloi pranë të plagosurit në ‘Lezhë-Milot’ dhe nuk ndaloi, ja reagimi zyrtar

Makina e policisë kaloi pranë të plagosurit në ‘Lezhë-Milot’ dhe nuk ndaloi, ja reagimi zyrtar

22:25 - 20/06/25
Tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet Iranin qendror, pranë centralit bërthamor Fordow

Tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet Iranin qendror, pranë centralit bërthamor Fordow

21:41 - 20/06/25
Paratë ikën për fushatën, ministritë e bashkitë arritën 94 MLN € borxhe, 40 mln euro tendera të papaguara

Paratë ikën për fushatën, ministritë e bashkitë arritën 94 MLN € borxhe, 40 mln euro tendera të papaguara

21:12 - 20/06/25
Matura, dalin rezultatet e testimit për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë: Vetëm 29 nxënës marrin notën 10

Matura, dalin rezultatet e testimit për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë: Vetëm 29 nxënës marrin notën 10

20:56 - 20/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com