GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tharja e liqenit nxjerr zbuluar mafian, dalin trupat e të vrarëve

17:00 - 04/07/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tharja e liqenit nxjerr zbuluar mafian, dalin trupat e të vrarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rezervuar gjigant i Las Vegasit në Shtet e Bashkuara të Amerikës, po tkurret pas dekadash të tëra thatësire ekstreme, e me rënien e nivelit të ujërave të tij, po dalin në sipërfaqe dhe shumë mëkate të së shkuarës.

Një skelet është gjetur së fundmi me plumb në kokë, teksa mendohet se mund t`i përkasë Johnny Pappas, një emër i njohur dikur për kazinotë në zonë. Pak përpara se të zhdukej gushtin e 1976-tës, ai i pati thënë të shoqes se po shkonte për drekë me dikë që kishte shfaqur interes të blinte varkën e tij.

“Në Las Vegas, reputacioni i grupeve mafioze ishte se kur donin të hiqnin qafe dike, e varrosnin në shkretëtirë? I çonin atje, i vrisnin e i groposnin. Por ajo për të cilën nuk është folur shumë, është edhe zhdukja e trupave përmes hedhjes në liqenin Mead. Trupi që gjetën atje brenda një fuçie, ishte qëlluar në kokë. Pra ishte viktimë e një vrasjeje, që ka ndodhur nga fundi i viteve 1970”, tha Geoff Schumacher, zv/president i  Mob Museum.

“Mes hamendësimeve se kujt i përket trupi, kandidati më i mundshëm duket Pappas. Ai punonte në të njëjtën kompani të kontrolluar nga mafia që zotëronte hotelin Stardust dhe zonën në liqenin Mead, e kishte gjithashtu një varkë të cilin po përpiqej ta shiste”, shtoi më tej Schumacher.

Për vite me radhë, autoritetet ligjzbatuese kanë hamendësuar se zhdukja e Johny-t mund të ketë qenë vepër e Tony Spilotro, i dyshuar për mbi 20 vrasje.

Spilotro vdiq në 1986 dhe u kthye gati në legjendë, pasi mbi figurën e tij u bazua personazhi Nicky Santoro in Martin Scorsese ne filmin Casino, i interpretuar nga Joe Pesci.E sa më shumë rezervuari e Mead vazhdon të zvogëlohet, aq më tepër sekrete të përpara shumë dekadash pritet të nxjerrë ai tani në dritë.

Etiketa: liqenViktima

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
Para
Fshehje pasurie dhe deklarime kontradiktore, ja arsyet e shkarkimit të Emror Kasajt

Fshehje pasurie dhe deklarime kontradiktore, ja arsyet e shkarkimit të Emror Kasajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com