GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“The Economist”: Çmimet e ushqimeve do të mbeten të larta, dëmtojnë vendet e varfra

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria rrit çmimet, Maqedonia ngrin çmimet e produkteve bazë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2021, arritën nivelin më të lartë që prej një dekade Covid-19 ka pasur një efekt negativ në çmimet e ushqimeve. Në fillim të vitit 2020, kur pjesa më e madhe e botës hyri në izolim, u rrit frika se grumbullimi i rezervave dhe kufijtë e mbyllur do të shkaktonin rritjen e çmimeve, shkruan The Economist. Por në fakt, çmimet pothuajse nuk ndryshuan. Vetëm disa muaj më vonë, kur në vendet e pasura, pandemia dukej se po zbutej dhe ekonomitë u rihapën, çmimet filluan të rriteshin me shpejtësi alarmante.

Deri në maj 2021, ato arritën nivelin më të lartë që nga viti 2011, pasi u rritën me 40% në 12 muaj, sipas një indeksi nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së. Në vitin 2022, të njëjtat forca që krijuan këtë rritje do të vazhdojnë të shkaktojnë telashe, gjë që do të thotë se ka pak mundësi që çmimet të ulen. Një faktor kyç që shpjegon këtë dukuri, është shpërthimi i gripit të derrit në Kinë në vitin 2018, i cili përgjysmoi tufën e derrave.

Kjo e detyroi vendin të importonte më shumë mish derri dhe të kërkonte burime alternative të proteinave (kryesisht shpendë dhe peshk), së bashku me drithërat për t’i ushqyer ato, gjatë viteve 2019 dhe 2020, duke shkaktuar reduktimin e rezervave globale. Ndërkohë, provat se sëmundja është përhapur sërish, po rrisin edhe një herë frikën se do të ketë mungesa. Këto dyshime do të vazhdojnë në vitin 2022, duke çuar në zgjatjen e gjendjes së paqëndrueshme në tregjet ushqimore.

Një faktor tjetër ka qenë problemi i pengesave logjistike të shkaktuara nga rihapja e shpejtë e tregtisë ndërkombëtare, në një kohë kur Covid-19 ende po ngadalëson dhe pengon aktivitetin në fusha të rëndësishme. Mungesa e kontejnerëve dhe numri më i ulët i avionëve të pasagjerëve në fluturim, të cilët shpesh transportojnë ushqimet më delikate, kanë bërë që transportimi i frutave dhe perimeve të freskëta, të mbetet një proces i ndërlikuar.

Produktet kryesore si gruri dhe sheqeri udhëtojnë me shumicë në anije të mëdha, por kapaciteti atje është gjithashtu i kufizuar. Këtë e ndërlikon edhe më tepër fakti se çmimet e naftës janë rimëkëmbur, duke nxitur inflacionin në thuajse gjithçka, që nga plehrat kimike dhe kimikatet, deri te kostoja e transportit nëpër fusha dhe oqeane. Në vitin 2022, këto forca mund të pakësohen, por kjo do të ndodhë vetëm në mënyrë graduale.

Ndoshta burimi më i madh i pasigurisë, sidomos në lidhje me bujqësinë, do të jetë moti. Në fillim të vitit 2021, çmimet u rritën pjesërisht si rezultat i thatësirave në rajonet prodhuese të drithërave në Amerikën e Veriut dhe të Jugut.

Kushtet e mbjelljes dhe korrjes u përmirësuan gjatë gjithë vitit, por shkencëtarët tani mendojnë se ka probabilitet të lartë për një tjetër La Niña – një dukuri atmosferike që çorientoi modelet klimatike gjatë dimrit të kaluar. Ndërkohë, fatkeqësitë më të shpeshta natyrore nga ndryshimet klimatike, si përmbytjet dhe zjarret (të cilat qenë të shumta në vitin 2021), mund të dëmtojnë edhe më rëndë prodhimin në të gjithë globin. Megjithatë, duke përjashtuar skenarin më të keq, bota nuk duhet të ketë arsye për panik. Pavarësisht inflacionit të lartë, çmimet ndoshta do të mbeten nën nivelin e viteve 2007-2008, kur frika globale e ushqimit shkaktoi trazira në të gjithë botën.

Etiketa: Cmimedemekostokrizeushqime

Lajme të lidhura

Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Para
I riu shqiptar kapet në shtëpinë e barit në Britani, ja çfarë deklaroi në polici për t’u fshehur (EMRI)

I riu shqiptar kapet në shtëpinë e barit në Britani, ja çfarë deklaroi në polici për t’u fshehur (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com