GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

The që do të fitoni, por humbët thellë! Kush mban përgjegjësi? Noka: Nuk ishin zgjedhje, por farsë

22:04 - 02/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
The që do të fitoni, por humbët thellë! Kush mban përgjegjësi? Noka: Nuk ishin zgjedhje, por farsë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” deklaroi se zgjedhjet ishin farsë dhe të ndikuara nga krimi i organizuar.

Noka përsëriti teorinë e PD, se është përdorur një skemë e quajtur “treni bullgar”, ku vota të plotësuara më parë, janë futur në kuti.

I pyetur nga Ylli Rakipi se përse deklaruan se e kishin fitoren të sigurtë me kaq shumë problametika që evidentojnë sot, Noka tha se nuk mund të dekurajonin votuesit, ndaj kanë bërë deklarata të tilla.

Biseda:

Ylli Rakipi: Këtu në emisionin tim para zgjedhjeve, thatë që fitoren e keni të sigurtë por PD ka pësuar humbje dramatike, madje më thellë edhe se në 2021 kur ishte Luli Basha. Kush mban përgjegjësi për këtë rezultat?

Flamur Noka: Ylli, e para në Shqipëri nuk ka patur zgjedhje në 11 maj. Ne në emisionin e fundit para 11 majit, kemi zhvilluar një debat dhe kemi biseduar në lidhje me zgjedhjet. 11 maji nuk ishte zgjedhje, por një farsë e përgatitur dhe e kurdisur me mjaft kujdes dhe ishte një ditë që u finalizua tregu i votës së lirë, identik si në çdo qytet ku ka treg të gjësë së gjallë, Rama kishte instaluar tregun e votës. Opozita nuk mundet kurrë të përballet me tregti të votës, nuk mundet të hyjë në një process ku shitja dhe blerja e votës, shantazhi, krimi, patronazhimi, droga, korrupsoni, gjithë shteti kthehet në shtet elektoral dhe të hyjë opozita aty. Është farsë e përcaktuar nga regjimi.

Ylli Rakipi: Pse nuk e përdorët fjalën farsë para zgjedhjeve, se ju e dinit. Apo nuk e dinit?

Flamur Noka: Kini parasysh, nuk ndodh kurrë, një opozitë që të bëjë deklarata apo prononcimi deklarative, për të dekurajuar zgjedhësit. Jemi po ne që kemi thënë me kohë, që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Që nga 2013.

Ylli Rakipi: Nuk e dinit ju që ishte farsë para zgjedhjeve?

Flamur Noka: Që nga 2013 dhe deri tani, nuk janë zhvilluar zgjedhje të lira por farsa. Nisi me zgjedhjet lokale të Bashkisë së Korçës.

Ylli Rakipi: Po që nga 2013 ju nuk pranoni asnjë palë zgjedhje. Mos ndoshta meqë ju vjedhin o Flamur 12 vjet, mos duhet të ikni ju? Atëherë qenkeni të paaftë.

Flamur Noka: Nuk tha njeri janë vjedhur, tjetër gjë është farsa. Vjedhja është një nga elementët e farsës. Për këtë farsë, unë po rrija te vota e diasporës dhe po ndiqja numërimin. Ylli, ishin kutitë e para të Beratit, e tmerrshme, 99.9% Partia Socialiste. Jashtë çdo perceptimi.

Ylli Rakipi: Po si u morën këto? Keni ndonjë provë ju?

Flamur Noka: E ndoqët ju përplasjen që ndodhi në Tiranë të re, te zyra e Erion Braçes, ku ikën disa vetë atje? E njëjta situatë u kap edhe në Kashar. E njëjta situatë e kapa edhe unë në njësinë 3. Në të gjithë Shqipërinë, pranë qendrave të votimit, Rilindja kishte ngritur zyra elektorale të pa-branduara, ku hynin qytetarët, merrnin fletën e plotësuara, e fusnin në xhep dhe votonin, kthenin fletën e bardhë po aty. 130 mijë fletë votimi të prodhuara, të hedhura në…

Ylli Rakipi: Kemi prova, se po ka ndodhur kjo duhet arrestuar menjëherë Edi Rama…

Flamur Noka: Po po ta them unë. Janë porositur 3.2 mln fletë votimit. Janë çuar në qendra. Tani mungojnë nga fletët e prodhuara, kur mblidhne mungojnë 130 mijë fletë votimi. Kjo është skema mafioze e trenit bullgar. Pse? Paniku. Ata e ndjenë panikun dhe u vërsulën, u doli çdo gjë prej kontrolli. Pastaj, një mekanizëm tjetër ishte, krimi i organizuar, kartelet, më ndoqët mua në Vlorë? Unë vajta në qendrat e votimit, pasi më informuan që disa persona me precedent kriminalë, me badge të KQZ, po votonin për çdo qytetar. Nipi i kapo bandës kishte rrëmbyer badge të një drejtori dhe vazhdonte votonte për çdo njeri dhe nuk bënte gëk mëk asnjeri. Një guximtar më shkruajti sms. Vajta unë dhe e patë ju debatin aty. Vajta atje dhe më doli përballë Blendi Gonxhja apo Blend Xhabafti? Patë socialistë apo anëtarët e filarmonisë së Vienës? Mediat e qeverisë e thanë sikur Noka bëri luftë me anëtarët e filarmonisë së Vienës dhe jo anëtarët e Xhabaftëve. Ma shpjegon dot?

Ylli Rakipi: Jo këtë nuk ta shpjegoj dot. Këtu e vetmja hekurudhë që funksionon në Shqipëri është treni bullgar që thoni ju…

Baton Haxhiu: Nuk e pranoj dot trenin bullgar me përmasat e 130 mijë.

Lajme të lidhura

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?
Breaking Views

(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

18:26 - 19/12/25
Para
Mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

Mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com