GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Theu masën “arrest shtëpie” për tu zënë me Noizy-n, kush është Cllevio Serbiano

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Theu masën “arrest shtëpie” për tu zënë me Noizy-n, kush është Cllevio Serbiano
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Cllevio Serbiano është kthyer në kryefjalën e medias rozë këto ditë për shkak të zënkës që pati me një ndër reperët më me zë të Shqipërisë, Noizyn. Publikimi i videos ku shfaqeshin të dy personazhet i dha një supër xhiro në media duke u përfolur nga të gjithë.

Është raportuar se gjithçka ka nisur më herët nga provokimet në rrjetet sociale, ndërsa në ditën e incidentit  Serbiano  kishte shkuar në Durrës, ku situata ka kaluar edhe fizikisht.

Me rastin e largimit nga shtëpia, 36-vjeçari e kishte shkelur masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’ dhe për këtë arsye është arrestuar nga Policia në Lushnje.

Por, kush është Kleviol Ahmeti?

Cllevio ka lindur në vitin 1986 në Lushnje dhe ishte i njohur me nofkat, si ‘Hudra’ a.k.a. ‘Problemi’, si pjesëtar i grupit TBA (The Bloody Alboz).

Ai ka jetuar për shumë vite ne New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është njohur me Viktor Palokajn (Unikkatil), me të cilin më pas kishin realizuar bashkëpunime muzikore, si edhe me pjesëtarët tjerë të TBA.

Në vitin 2014, Klevioli u arrestua për trafikim droge drejt Italisë me aeroplan, kur edhe u dënua me 10 vjet burg. Kështu, Ahmeti e kreu dënimin me burg prej gjashtë vitesh dhe doli në vitin 2020 për të vazhduar me projektet muzikore.

Ai ishte arrestuar sërish në mars të vitit 2021 nga policia në Lushnje, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit “u gjetën dhe u sekuestrua

n në cilësinë e provës materiale dy doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe tre armë të ftohta (thika)”. Pas kryerjes së dënimit prej 13 muajsh, Cllevio u lirua nga burgu në prill të vitit 2022.

https://youtu.be/pQpyKxi5oHs

Përveç muzikës, Klevioli u shndërrua në një fenomen të rrjeteve sociale duke thyer rekorde me paraqitjet e tij ‘live’ në Instagram, ndërkohë që ka vazhduar edhe me publikimin e këngëve.

Pikërisht, situatat e krijuara nga provokimet në rrjetet sociale nxitën armiqësinë me Noizyn që të hënën kaloi në incident të dhunshëm.

Ndryshe, Cllevio njihet edhe si person i afërt me Stresin, i cili kohët e fundit i ka rregulluar raportet me Noizyn.

 

Etiketa: Cllevio SerbianoNoizyStresizenke

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
“Më mori 16 mln lekë”, invalidi denoncon të vëllanë: Tërhoqi paratë e mia kur isha në koma

“Më mori 16 mln lekë”, invalidi denoncon të vëllanë: Tërhoqi paratë e mia kur isha në koma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

22:30 - 16/11/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në Gjermani, ku kanë humbur jetën tre persona, mes tyre edhe dy shqiptarë të...

Lexo më shumë
Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

22:08 - 16/11/26
Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

21:35 - 16/11/26
21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21:18 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com