Drejtori juridik në Bashkinë e Tiranës, Alban Dokushi, merret në pyetje nga SPAK. Dëshmia e tij është bërë më 17 korrik 2025, pesë ditë para se SPAK (më 23 korrik) të marrë të pandehur me Erion Veliajn dhe 29 të tjerë në lidhje me skemën e dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash përmes lejeve të ndërtimit, pronave dhe OJF-ve të lidhura me bashkinë e Tiranës.
Kujtojmë se Dokushi, ishte pranë Ajola Xoxës, kur agjentët e BKH-së kanë qenë për kontroll në zyrën e sAjola Xoxa, në Sky Toëer, datë 06.12.2024. Jo vetëm kaq ai ishte i pari që i shkoi Veliajt në qelinë e burgut 313 ku u vendos kryebashkiaku pasi u arrestua më 10 shkurt të këtij viti (2025).
Ndërkohë ka qenë prezent dhe në fushatën e koordinuar për të intimiduar dëshmitarët e dosjes.
Dokushi ka qenë i pranishëm dhe gjatë takimeve që mbaheshin në zyrën e Ajola Xoxës, me avokatin ku ishte thirrur Adela Kondakciu për ta instruktuar si të sillej kur të thirrej nga SPAK dhe të verifikonin se çfarë kishte përmbajtur telefoni i saj, pasi ishte sekuestruar nga SPAK.
Alban Dokushi ka pranuar në SPAK se ka qenë i pranishëm dy herë në zyrën avokatore të administruar nga avokati Ermir Beta. Arsyeja e pranisë gjatë takimeve ka qenë cështja penale që po zhvillohej ndaj shtetasve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, thuhet në dosje.
Dëshmia
Në datë 17.07.2025, ka dhënë shpjegime shtetasi Alban Dokushi, i cili është pyetur nëse e e njihte shtetasen Adela Kondakciu, gjë e cila është mohuar prej tij, por ka shpjeguar se emrin e saj e lidh vetëm me ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit.
Ka deklaruar se nuk ka dijeni nëse Adela Kondakciu punonte për shtetasen Ajola Xoxa, dhe zyra e saj ndodhet në godinën Sky Tower.
Gjatë deklarimit të shtetasit Alban Dokushi, i pyetur nëse kishte qenë në takim në zyrën avokatit Ermir Beta, ku prezent kanë qenë shtetaset Ajola Xoxa, Romina Zano, Adela Kondakciu, ka shpjeguar se ka marrë pjesë në këtë takim, duke qenë se Ermiri ishte avokat i çështjes.
Sqaron se mban mend se kanë qenë dy persona, por nuk i lidh dot se kush kanë qenë. Deklaron se në takim ka qenë edhe zonja Xoxa.
Shpjegon se atij nuk i është kërkuar nga ndonjë për të qenë pjesë e takimit. Sqaron se në këtë takim ka qëndruar pak dhe më pas është larguar, nuk e mban mend se çfarë është biseduar.
Në vijim të deklarimit, shpjegon se te e njëjta zyrë ka qenë edhe për një takim tjetër, ku prezent ka qenë një vajzë e vogël, e imët, dhe në takim ka qenë edhe Klotilda Bushka.
Kohën nuk e mban mend për ta saktësuar. Në këtë takim ka qenë Ermiri si avokat.
I pyetur për prezencën e tij gjatë kontrollit të datës 06.12.2024 në ambientet e shoqërisë Partners Laë Shpk, ka shpjeguar se është telefonuar nga Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe i ka thënë se dy persona ishin paraqitur te zyra e Ajolës. Shpjegon se i është kërkuar që të shkonte, duke qenë se nuk kishte persona të tjerë në zyrë’ shkruhet në dosje.
Fushata e koordinuar për të instruktuar dhe intimiduar dëshmitarët e dosjes “Veliaj – Xoxaj’ nuk ka qenë vetëm me Ina Goxhaj, – kushërira e Bushkës e emëruar si drejtoreshë ekzekutive e organizatës BYL-A – por dhe me Adela Kondakçiu, e cila punonte si financiere e Xoxës prej vitit 2018.
Takimet kishin për qëllim që ta udhëzonin se çfarë duhej të thoshte në SPAK.
Në dosje zbulohet se Kondakçiu ka pasur takime instruktazhi me shefen e saj, Ajola Xoxa dhe avokatë. Takimi nisi në Sky Toëer, ku fillimisht ka takuar Gretën, e cila i ka thënë se duhet të shkonin te zyra e avokatit pranë Cioccolatini.
Takimi ka zgjatur rreth 45 minuta deri në një orë.
Pasi ka hyrë në zyrë, ka gjetur Ajolën, avokatin që kujton se quhej Ermir, një vajzë që quhej Romina, gjithashtu avokate, dhe më pas ka ardhur edhe Shkëlzeni, avokat tjetër….
Të pranishmit e kanë pyetur se çfarë kishte ndodhur gjatë ditës së kontrollit dhe ajo u ka treguar momentin kur kishte ndodhur kontrolli personal dhe sekuestrimi i telefonit.
“Deklaruesja ka sqaruar se i kishte thënë Ajolës që kishte biseda të ruajtura në telefon, por që këto nuk ruheshin në Icloud dhe telefoni i ri që kishte hapur nuk i kishte bisedat e vjetra. Shtetasja Ajola Xoxа і kishte kërkuar të instalonte të njëjtin Icloud për të rikuperuar bisedat, në mënyrë që ajo të kishte akses mbi to.
Në vijim ka deklaruar se Ajola e kishte pyetur se pse i kishte ruajtur dhe pse bënte screenshot të bisedave, ndërsa ajo i kishte shpjeguar se i kishte ruajtur për arsye pune dhe për t’i kujtuar. Deklaruesja kujton se kur i ishte sekuestruar telefoni, shtetasja Ajola Xoxa i kishte propozuar që të rikuperonte bisedat dhe fotot, por ajo nuk kishte pranuar dhe kishte bërë vetëm printimin e disa fotove të bisedave, pagesave të doganës dhe pagesave të tjera. Printimi i këtyre bisedave ka ndodhur në korrik të vitit 2024.”
Ajo është sugjeruar që të ishte koncize në përgjigje, të përdorte shprehje si “s’më kujtohet” dhe të merrte kohë për t’u përgjigjur.
“Deklaruesja sqaron se rreth orës 18:00 të së mërkurës, shtetasja Ajola Xoxa e kishte kontaktuar në Whatsapp dhe i kishte thënë që të shkonte te zyra e avokatit. Ajo ka shkuar rreth orës 19:00 dhe në takim ka gjetur Ajolën dhe avokatin Ermir, ndërsa më pas ka ardhur edhe një djalë që quhej Alban, i cili ishte elegant dhe që më vonë ka mësuar se ishte Alban Dokushi.
Kam merak faturat e Palushit? Xoxa e pashqetësuar: Janë shokët e ..
Në dosje zbulohet se për të marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës firmat duhet te paguanin shumën e parave nën petkun e sponsorizimve në kompanitë e bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxës. Në një episode të treguar nga Kondakçiu kjo e fundit ka treguar se për një nga episodet se se si firma Palushi SHPK ka transferuar ne kompanitë e Ajolës 50 mijë euro dhe më pas edhe shifra të tjera, në momentin që do të merrte lejen e ndërtimit.
“Gjatë takimit me Xoxën, Adela i ka thënë asaj se kishte merak faturat për ndërtuesit ‘Palushi’ dhe Jedas, por bashkëshortja e kryetarit të bashkim ka sqaruar se nuk kishte problem pasi këto ishin disa shokë të çunave që kishin bërë event me dajën e Ajolës
Adela Kondakçiu tregon se gjatë takimit e kanë pyetur se çfarë shqetësimi kishte, çfarë mund të pyetej, i kanë sugjeruar të qëndronte e qetë, të merrte kohë për t’u përgjigjur dhe t’i njoftonte pas deklarimeve. Ka sqaruar se është pyetur edhe për shqetësimet që kishte dhe ka deklaruar se kishte merak faturat e ndërtuesve Palushi SHPРК dhe Jedas SHPK. Deklaruesja kujton se shtetasja Ajola Xoxa e ka sqaruar në takim që për këto dy shoqëri nuk kishte problem, pasi sipas saj, këto ishin disa shokë të çunave që kishin bërë event me dajën e Ajolës.”
Më herët më 18 mars 2025. Alban Dokushi u paraqit në Prokurorinë e Posacme për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që struktura antikorrupsion po kryen ndaj kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
Thirrja e Dokushit vjen pas përgjimit në paraburgim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe bisedat e tij u përdorën nga SPAK si provë gjatë seancës në Apelin e Posaçëm, ku u la në fuqi masa e sigyrisë arret me burg për të. Dokushi është një prej zyrtarëve të bashkisë së ka zhvilluar takime me beliajn në pataburgim, fakt që e pranoi edhe vetë ai për mediat. “E kam takuar me autorizim të prokurorit”, tha Dokushi.










Discussion about this post