GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Thirrja e Patriarkut Kirill për rusët: Vdekja në Ukrainë “ju pastron nga mëkatet”

16:36 - 26/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Thirrja e Patriarkut Kirill për rusët: Vdekja në Ukrainë “ju pastron nga mëkatet”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësi i Kishës Ortodokse në Rusi, Patriarku Kirill, u ka thënë ndjekësve të tij se “sakrifica e kryerjes së detyrave ushtarake i pastron nga të gjitha mëkatet”.

Ai i ka bërë këto komente pas rritjes së kritikave ndaj vendimeve të Kremlinit për mobilizim të pjesshëm të forcave ruse për luftën në Ukrainë.

Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë se Rusia është përballur me 70.000-80.000 viktima prej nisjes së luftës së paprovokuar në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Zyrtarët rusë kanë thënë se do të angazhojnë 300.000 rezervistë në luftë.

Megjithatë, mediat ruse kanë thënë se shënjestra reale janë 1 milion trupa, prandaj raportimet se edhe burrat e rinj pa eksperiencë ushtarake do të mund të angazhohen, ka nxitur kritika edhe nga zërat pro-Kremlinit.

Kirill, mbështetës i njohur i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë në të kaluarën se rusët janë duke bërë “vepër historike” duke vrarë ukrainasit, edhe pse ka bërë thirrje që të mos i shohin ukrainasit si armiq.

“Ne e dimë se shumë njerëz janë duke vdekur në fushëbetejë”, ka thënë Kirill në një kishë afër Moskës. “Kisha është duke u lutur që kjo betejë të përfundojë sa më shpejt që është e mundur dhe që sa më pak vëllezër të vrasin njëri-tjetrin”.

Megjithatë, ka shtuar se “Kisha e pranon që nëse dikush, i shtyrë nga ndjenja e detyrës dhe nevoja për të mbajtur betimin, rri besnik ndaj detyrave ushtarake, atëherë ai, pa asnjë dyshim, është duke kryer detyrat që janë të barabarta me sakrificë”. Kirill e konsideron luftën e Rusisë ndaj Ukrainës si mburojë ndaj Perëndimit dhe ka insistuar se “Rusia nuk e ka sulmuar kurrë askënd”.

Rreth 34 për qind e besimtarëve ortodoks në Ukrainë identifikohen sipas Kishës Ortodokse të Ukrainës, e cila më 2019 është ndarë nga kisha në Moskë. Sipas një studimi të kryer më 2020, rreth 14 për qind e komunitetit ortodoks të Ukrainës, e konsiderojnë veten të lidhur sipas Kishës në Moskë.

Britania e Madhe e ka sanksionuar Patriarkun Kirill në muajin qershor, në kuadër të masave për të ndëshkuar Moskën për shkak të luftës në Ukrainë.

Ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, kur është pyetur për mundësinë që Shtetet e Bashkuara të veprojnë njëjtë, pati thënë se “askush nuk është i sigurt ndaj sanksioneve tona”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /Rel/

 

Etiketa: KirillLufta në Ukrainëthirrja

Lajme të lidhura

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Para
Ktheu banesën në shtëpi bari, arrestohet 29-vjeçari në Kurbin (EMRI)

Prodhonin 120 kg drogë çdo javë, arrestohen 12 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com