GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Thirrja në SPAK/ VOA: Dëshmia e Ina Goxhajt rrëzon variantin e dhënë nga Klotilda Bushka

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Thirrja në SPAK/ VOA: Dëshmia e Ina Goxhajt rrëzon variantin e dhënë nga Klotilda Bushka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, kryetarja e Komisionit parlamentar të Ligjeve, socialistja Klotilda Bushka u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme. Ajo është vënë nën hetim si e dyshuar për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Sipas Prokurorisë, deputetja ka kontaktuar një prej personave të marrë në pyetje, Ina Goxhajn, duke e orientuar atë se si duhej të sillej kur të thirrej sërish nga hetuesit. Zonja Bushka, ka hedhur poshtë deklarimet e Goxhajt përpara prokurorëve, duke u shprehur se ajo e ka kontaktuar atë, duke qenë se kanë marrëdhënie farefisnore.

“Po e kam takuar vajzën në fjalë, si një person me të cilën kam punuar dikur dhe me të cilën kam lidhje gjaku, është kushërirë e imja. Ina Goxhajn e kam kushërirë”, shpjegoi ajo gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pak ditë pas arrestimit të zotit Veliaj.

Varianti i ofruar nga zonja Bushka ishte se “e kam qetësuar, duke e këshilluar të thotë të vërtetën dhe, nëse e gjykon të nevojshme, të marrë avokat. Si juriste, i kam shpjeguar një të afërmi të drejtat e saj. Vetëm kaq. Nuk e kam penguar të thotë asgjë, as kam tentuar të fshehë ndonjë të vërtetë, sepse unë jam e para që jam e interesuar që e vërtetë të zbardhet sa më parë e të jetë e tillë në sytë e publikut”, deklaroi zonja Bushka.

Por rrëfimi i zonjës Goxhaj përpara prokurorëve rezulton të jetë tërësisht i ndryshëm. Takimi mes të dyjave rezulton të jetë bërë me nismën e zonjës Bushka, e cila ka vajtur në mjediset ku ajo punonte. “Deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka thënë ‘mos ki merak, për çfarëdolloj gjëje, do na kesh ne. Dhe të lutem mos fol me njeri në telefon’. Që të mos fliste në telefon në lidhje me ngjarjen, deklaruesja shpjegon se shtetësja Klotilda Bushka ja ka kërkuar disa herë”, lexohet në aktet e Prokurorisë.

Në shpjegimin e saj para grupit parlamentar, zonja Bushka tha se “unë nuk di ta shpjegoj, çfarë mund të ketë ndodhur në Prokurori apo çfarë trysnie mund të ketë ndjerë kushërira ime, që deklaratat tona private ajo i ka përcjellë në një kontekst tjetër”.

Por elementi më i rëndë, sipas asaj që është shkruar në dosje, është fakti se zonja Bushka rezulton t’i ketë dhënë Goxhajt, një telefon tjetër të ofruar nga bashkëshortja e zotit Veliaj, ndërsa i ka marrë telefonin që ajo ka patur në përdorim. Për këtë moment, ajo evitoi të jepte shpjegime në deklaratat e bëra në mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa prokurorët dyshojnë se ka qenë deputetja, ajo që e ka asgjësuar telefonin që i mori Goxhajt, në shtëpinë e prindërve të vet.

Deputetja socialiste e cila qëndroi gati 4 orë në Prokurorinë e Posaçme, u largua pa dhënë asnjë deklaratë apo koment./VOA

Etiketa: BushkaDëshmiGoxhaj

Lajme të lidhura

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes
Aktualitet

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Para
Bardhi me shqiptarët në Milano: Nuk premtojmë mrekulli, por ndershmëri dhe angazhim…

Bardhi me shqiptarët në Milano: Nuk premtojmë mrekulli, por ndershmëri dhe angazhim...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com