GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Thirrja për kujdes: Në Kosovë po qarkullojnë euro të falsifikuara

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Thirrja për kujdes: Në Kosovë po qarkullojnë euro të falsifikuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paratë e falsifikuara vijojnë të qarkullojnë në Kosovë. Sipas Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF), ka patur rënie të numrit të parave të falsifikuara më 2022 në krahasim me vitin paraprak. Prerja 100 euroshe ishte kartëmonedha më e falsifikuar, ndërsa 2 euro ishte monedha më e falsifikuar.

Specialisti i lartë për dokumente dhe dorëshkrime pranë AKF, Feriz Selimaj tha se në vitin 2022 kanë pasur rreth 800 kartëmonedha të falsifikuara dhe mbi 10 mijë monedha metalike.

“Në vitin 2021 kemi pasur gjithsej 5,625 kartëmonedha të falsifikuara, ku kartëmonedha më e falsifikuar ka rezultuar kartëmonedha në vlerë 100 euro, pra 2,639 ka qenë numri i kartëmonedhës dhe verifikohet që ka qenë një nga kartëmonedhat më të falsifikuara, ndërsa sa i përket monedhave në vitin e njëjtë kanë qenë gjithsej 10 mijë e 589 dhe nga ky numër monedha më e falsifikuar rezulton monedha në vlerë 2 euro, shifra e të cilës është 9 mijë e 991 copë.

Ndërkaq në krahasim me vitin 2022, është kartëmonedha 100 euro më e falsifikuara, pra gjithsej kanë qenë 356 copë, ndërsa monedha metalike ka qenë 2 euro, shifra e monedhave të falsifikuara në këtë vlerë është 8 mijë e 434 copë”, theksoi Selimaj.

Ai ka treguar për qytetarët edhe disa hapa që mund të vërejnë nëse paratë janë false pa pasur nevojë të përdorin aparaturë për të verifikuar.

“Duhet të shikosh se vlera e kartëmonedhës a përputhet me vlerën e urdhëresës që është lëshuar nga gjykata apo nga prokurori, pastaj ndiej, do të thotë ta prekësh me dorë se a është kartëmonedha origjinale apo jo, janë disa tipare që ndjehen përmes dorës, dhe kontrollo, i drejtohemi dritës normale dhe vlera e kartëmonedhës kur shikohet në dritë krijohet vlera e kartëmonedhës dhe shenja e ujorit është e dukshme në dritë. Tjetër tipar janë nën rrezet infra të kuqe”, shton ai.

Sipas të dhënave policore, rastet më të shpeshta të falsifikimit të parave kanë raportuar bankat që përmes bankomatëve ATM pranojnë para të falsifikuara, por edhe markete e pompa të derivateve.

“Policia në disa raste ka arritur të kap të dyshuar që tentojnë të venë në qarkullim para të falsifikuara dhe të konfiskojë shuma të caktuara parash të falsifikuara. Pra, nëse arrihet të zbulohen raste të tilla atëherë do të ketë më pak raste kur biznese të ndryshme e individ do të bijën pre e ‘falsifikimit të parave’. Raste më të shpeshta të falsifikimit të parave raportojnë bankat që përmes bankomatëve pranojnë para të falsifikuara, por edhe markete e pompa te derivateve”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Policia e Kosovës.

Etiketa: KosovePolicithirrje

Lajme të lidhura

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar
Kosovë & Rajon

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

15:15 - 24/10/26
Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Para
Dodik përkrah Putinin, BE paralajmëron pasoja

Dodik përkrah Putinin, BE paralajmëron pasoja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri
Aktualitet

Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri

17:46 - 24/10/26

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas përplasjeve gjatë protestës studentore në Tiranë, duke pretenduar se policia...

Lexo më shumë
Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës

Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës

17:11 - 24/10/26
Policia qëllon me plumb gome pedagogen

Policia qëllon me plumb gome pedagogen

16:52 - 24/10/26
Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve

Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve

16:30 - 24/10/26
Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

16:15 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com