GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Thirrje BE-së të vazhdojë dëbimet e emigrantëve afganë

15:13 - 10/08/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Thirrje BE-së të vazhdojë dëbimet e emigrantëve afganë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjashtë vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE) i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të mos e ndalojë dëbimin e migrantëve afganë, pavarësisht marrjes së kontrollit nga ana e talibanëve të disa pjesëve të vendit, thanë zyrtarët të martën.

Qeveritë e Gjermanisë, Danimarkës, Austrisë, Belgjikës, Greqisë dhe Holandës i shkruan një letër organit ekzekutiv të BE -së duke thënë se atyre duhet t’u lejohet të kthejnë mbrapsht migrantët afganë, nëse nuk miratohen kërkesat e tyre për azil.

Në muajin korrik, Afganistani i bëri thirrje BE -së që të ndalojë dëbimet e detyruara të migrantëve afganë, për tre muaj, derisa forcat e sigurisë po luftojnë kundër talibanëve.

Talibanët filluan një ofensivë kundër forcave qeveritare që kur Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera, në muajin maj, filluan tërheqjen e forcave të tyre nga Afganistani, pas rreth 20 vjetësh të operacioneve luftarake atje.

Tërheqja e plotë pritet të ndodhë deri në fund të muajit gusht.

“Vetëm sepse rajonet e një vendi janë të rrezikshme nuk do të thotë se çdo person nga ai vend ka të drejtën e mbrojtjes” tha ministri belg i Azilit dhe Migracionit, Sammy Mahdi, duke arsyetuar kërkesën e gjashtë shteteve drejtuar KE-së.

Ministria holandeze e drejtësisë konfirmoi gjithashtu se i kishte kërkuar Brukselit të mos pezullojë dëbimet e detyruara, ndërsa shtoi se “zhvillimet në Afganistan po ndiqen nga afër”.

Por, një zyrtar i lartë i BE -së tha se “duke pasur parasysh situatën aktuale, unë nuk pres që operacionet e kthimit të detyruar të ndodhin”.

Sipas AFP-së, ky zyrtar ka thënë se këtë vit, 1.200 njerëz ishin kthyer nga BE-ja në Afganistan. Prej tyre, 1.000 ishin “vullnetarë” dhe 200 “të detyruar”.

Pas kërkesës së Kabulit drejtuar vendeve të BE -së më 11 korrik, Suedia dhe Finlanda ndaluan dëbimet e detyruara në Afganistan.

Afganët në vitin 2020 përbënin 10.6 për qind të azilkërkuesve në BE, ose pak më shumë se 44.000 nga rreth 416.000 kërkesat e përgjithshme për azil. Shifra është e dyta më e madhe pas sirianëve me 15.2 për qind, sipas statistikave të BE -së. /REL

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Greqi/ 50 viktima dhe mbi 1 mijë raste me Covid në 24 orë

Greqi/ Mbi 4 mijë raste të reja dhe 19 viktima nga Covid

TË FUNDIT

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e Kamzës, ku një 30-vjeçare ka mbetur...

Lexo më shumë
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com