GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Thjesht jepini Topin e Artë”/ Ja punëtori që po rishkruan historinë e Championsit

17:01 - 09/08/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Thjesht jepini Topin e Artë”/ Ja punëtori që po rishkruan historinë e Championsit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë vit në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve në listën e shënuesve shihej vetëm një emër, Arni Frederiksberg, i cili luan te klubi Klaksvik nga Ishujt Faroe, ku së bashku me ta po shkruan historinë, pasi kanë eliminuar hungarezët  e Ferencvarosit (shënoi dy gola), suedezët e Hacken (shënoi tre gola), ndërsa në rrethin e tretë kanë marr fitore në ndeshjen e parë ndaj Molde (ku shënoi dy gola).

Shumë mund të besojnë që Arni Frederiksberg është një lojtar i njohur i klasit botëror, por nuk është ashtu, pasi 31 vjeçari deri para disa muajsh shiste pizza të ngrira me orar të plotë të punës, ndërsa në kohën e lirë ai u shënon gola kampionëve evropianë të futbollit.

“GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO! Thjesht jepini atij Topin e Artë!”, shkruante në rrjetet sociale klubi i vogël gjysmë profesional nga Ishujt Farore, që e quan veten shkurt KI.

88' NO WAY! NO WAY! NO WAY! NO WAY!

— KÍ (@KI_Klaksvik) August 8, 2023

Klaksvik ishte duke pësuar humbje nga Molde, kur në skenë doli Frederiksberg që shënoi dy herë për fitoren e ishullorëve.

Klubi nga qyteti i dytë më i madh në ishuj e mposhti kampionin norvegjez 2-1.

Tani në Faroe, të gjithë po jetojnë përrallën. Festimet e trazuara pas kalimit ndaj Ferencvaros (0-0, 3-0) dhe Hacken (0-0, 3-3 dhe 4-3 pas penalltive) treguan se sa ngjarje e madhe është për banorët.

Skuadra nga Ishujt Faroe, do të jetë skuadra e parë në histori, që tashmë e ka të sigurt që në vjeshtë do të shfaqet në grupet e garave evropiane. Deri më tani klubi ka siguruar tre milionë euro, por a do të marr në shumë do të shkojë më tej, në fund?

Pas kalimit tutje nuk kishte festë nga lojtarët, ata nesër duhet të dalin në punë

Festime të egra me tifozët në mbrëmje pasi mundët kampionin norvegjez? Jo, aspak. Në mëngjes i kthehen punës. “Unë shes ushqime. Unë punoj tetë orë në ditë, pastaj fillojmë stërvitjen menjëherë” përshkruan Frederiksberg jetën e tij.

Top shënuesi i skuadrës që dikur shiste pizza të ngrira, sot është menaxher në një kompani ushqimesh dhe punon tetë orë në ditë me orë të plotë.

Kështu është edhe pjesa më e madhe e ekipit. Disa riparojnë anije, vozisin makineri ose kujdesen për kafshët.

Megjithatë, punëdhënësit zakonisht u japin futbollistëve pushim para ndeshjeve në Kupat Evropiane.

Ishujt e deleve po përjetojnë emocionet e futbollit dhe po ëndërrojnë për Ligën e Kampionëve

Megjithatë, në klub ka edhe disa profesionistë. Për shembull, mbrojtësi norvegjez Vegard Forren, i cili më parë ka luajtur në Molde.

Kur të tjerët janë duke punuar, ai viziton kafenenë lokale. “Ndonjëherë bëja shaka se po pastroj atje”, qesh ai.

“Këtu nuk mungon motivimi, kur i sheh djemtë që kthehen nga puna dhe stërviten fort, nuk ankohen kurrë”, shton ai.

Po ashtu edhe suedez Jonathan Johansson që është në portë. Ai fillimisht i tha lamtumirë futbollit të madh vitin e kaluar dhe shkoi në Norvegji për të punuar si elektricist, por ai iu kthye futbollit në Klaksvik, fillimisht si opsion urgjent, por tani si numri një, duke qenë i jashtëzakonshëm, sidomos me penallti ndaj Hacken.

Ndeshja kthyese ndaj Molde do të vijë pas një jave. A do të ketë vazhdim përralla e pabesueshme? Kjo do të shihet./Telegrafi/

Etiketa: Arne FrederiksbergKlaksvik

Lajme të lidhura

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare
Sport

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare

20:27 - 15/01/26
Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit
Breaking Views

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit

19:26 - 15/01/26
Botërori 2026: FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta
Sport

Botërori 2026: FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta

13:12 - 15/01/26
Para
Fshihnin kokainën në kavanoza qelqi, si u kapën dy shqiptarët

Fshihnin kokainën në kavanoza qelqi, si u kapën dy shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

11:45 - 16/01/26

Xhaxhai i Elvis Shkëmbit, Gjon Shkambi ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Shkambi akuzohet veprat penale të “Vrasja...

Lexo më shumë
Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë në lëkurë bagëtish, SPAK u komunikon akuzat 10 personave

Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë në lëkurë bagëtish, SPAK u komunikon akuzat 10 personave

11:39 - 16/01/26
Kryebashkiaku socialist organizon piknik me taksat e qytetarëve

Mister në Tropojë! I mituri i zhdukur prej dy ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen

11:24 - 16/01/26
EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)

Përfitoi 30 milion euro duke krijuar kompani fiktive në Shqipëri, sekuestrohen pasuritë e një spanjolli

11:00 - 16/01/26
Kërkonin lirimin e pasurive nga sekuestro, GJKKO vendos për  Argita Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

10:28 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com