GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Thriller spiunazhi në Shqipëri”, mediat greke shkruajnë për incidentin në fabrikën e armëve në Poliçan

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Thriller spiunazhi në Shqipëri”, mediat greke shkruajnë për incidentin në fabrikën e armëve në Poliçan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull incidentit në Poliçan, ku disa turistë çekë u kapën duke bërë foto përreth godinës. Protothema shkruan se në Shqipëri po zhvillohet një ‘thriller spiunazhi’ dhe se çdo ditë po prangosen të huaj që futen në uzina.

“Pas rusëve, çekët u arrestuan brenda një fabrike armësh në qytetin e Poliçanit në qendër të vendit dhe akuzohen për “veprimtari të dyshimtë”. Dy prej tyre ndodheshin në zonat kryesore, ndërsa dy të tjerët në tunelet e nëndheshme,”- shkruan Protothema.
Mediat greke kanë publikuar edhe dëshminë e çekëve e shkruajnë se hetimet janë fokusuar tek spiunazhi.
“”Ne jemi turistë, po bënim foto, humbëm rrugën dhe u futëm në tunel. Nuk kemi qëllime të këqija,”- thonë ata. Informacionet bëjnë me dije se dy shtetasit çekë kanë qëndruar për disa orë në tunelin e armëve ku kishte mjete kundërajrore, ndërsa janë vënë re pasi është konstatuar se njëra nga dyert ishte thyer. Incidenti me çekët në Poliçan dhe ai me rusët dhe ukrainasit në qytetin e Gramshit nuk kanë lidhje, edhe pse ndodhen nëtë njëjtën zonë gjeografike me një distancë prej vetëm 90 kilometrash nga njëri-tjetri,”- vijon media greke.
Katër çekë u vunë në pranga pasi akuzohen për spiunazh. Ata ishin në hyrje të Uzinës së Poliçanit në momentin që u kapën nga policia. Por, incident i përmasave më të mëdha ishte ai që ndodhi në Gramsh.
Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit.
Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bënte foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neuro-paralizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të lidhura

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Aktualitet

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Para
E rëndë/ Vrau dhe dogji të pastrehun në Greqi, arrestohet i riu shqiptar

Deputeti bën “gara” në rrugë, kërcënon policët që i kërkuan patentën

Discussion about this post

TË FUNDIT

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se samiti i ardhshëm i NATO-s nuk do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027....

Lexo më shumë
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

19:18 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com