GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Thumanë-Kashar/KKT miraton tarifën, koncesionari merr 1.56 mld euro

16:51 - 15/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Thumanë-Kashar/KKT miraton tarifën, koncesionari merr 1.56 mld euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli Kombëtar i Territorit, ka miratuar lejen për dhënien me koncesion të rrugës Thumanë-Kashar. Kështu, kompanitë koncesionare “Gener 2 dhe G2 Infra” që fituan si bashkim operatoresh të drejtën për kontratën e ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes, do të marrë 1.56 miliardë euro (pa TVSH) për 35 vite.

Në kontratë thuhet se kompania do të vendosë një tarifë për kalimin e mjeteve në këtë segment rrugor për të gjeneruar të ardhura. Në vitet e para qeveria ka vendosur edhe një fond si garanci nëse kompania nuk siguron fitimin e planifikuar.

Kështu në vitin e parë plani bazë i të ardhurave për operim dhe mirëmbajtje është 26.85 milionë euro. Ndërkohë që shteti do të garantojë 8 milionë euro Në vitin e dytë që përkon me vitin 2025 plani bazë i të ardhurave është 25.58 milionë euro. Në vitin e tretë të operimit plani i të ardhurave është 25.10 ndërkohë që nëse nuk arrihet ky plan garancia e shtetit është për 3.92 milionë euro. Vit pas viti plani i të ardhurave ndryshon duke kulmuar në 63.15 milionë euro në vitin 2055. Teksa mbështetja e shtetit ndalet në vitin 2031 kur garancia e parashikuar është 360 mijë euro.

Në 4 tetor kompania kërkoi dhënien e lejeve nga institucionet. Duke i hapur kështu rrugë instalimit të një impianti të lëvizshëm betoni që do të prodhojë sasitë e nevojshme që do të nevojiten për zbatimin e kontratës dhe ndërtimin e rrugës.

 

Financimi

Kontrata e lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanive Gener 2 sh.p.k dhe G2 Infra sh.p.k ka ndryshuar dhe parashikon një koncesion 35 vjeçar. Ku dy vitet e para do të jetë ndërtim i këtij aksi dhe pjesa tjetër operim dhe mirëmbajtje. Forma e koncesionit do të jetë e formës DBFOM që parashikon projektimin, ndërtimin, financimin, operimin, mirëmbajtjen dhe më pas transferimin tek shteti.

Kjo do të thotë se burimet financiare për ndërtimin e rrugës do të sigurohen nga koncesioni. Dhe ky i fundit do të marrë në kthim të ardhurat nga tarifat që do të vendosen për kalimin në rrugë përgjatë gjithë periudhës së koncesionit. Një element tjetër i kontratës është ai lidhur me garantimin e të ardhurave bazë që do të vijnë nga operimi i rrugës. Shteti merr përsipër që në 8 vitet e para të nisjes së operimit nëse nuk arrihet plani bazë të ofrojë mbështetje.

 

 

 Ankesa nga qytetarët

Vetëm 2 ditë me parë (15 dhjetor) Gijotina.com tregoi se banorët e Bërxullës dolën në një protestë para Ministrisë së Infrastrukturës sa i takon ndërtimit të projektit Thumanë-Kashar. Që sipas tyre po iu shkatërron pronat dhe ata nuk po marrin dëmshpërblimin e duhur. Banorët akuzojnë qeverinë për devijimin e projektit duke akuzuar edhe kompaninë që do e ndërtojë, “Gener 2”si një firmë hajdute. Ky projekt sipas banorëve prek 20 shtëpi dhe deri tani nuk ka asnjë bisedim me instancat përkatëse. Sipas banorëve qeveria po tallet me ta.

Lexo edheProjekti Thumanë-Kashar/ Banorët përplasen me Policinë: Po na soset durimi

 

 

Etiketa: fondeGener 2koncesuonRruga Thuman-KasharshpenzimeShtetite ardhuratraifa

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
FOTO/ Ky është viktima që u dogj i gjallë nga Marjeta Karaj

FOTO/ Ky është viktima që u dogj i gjallë nga Marjeta Karaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com