Është zbardhur dosja e plotë e ngjarjes që tronditi Sarandën mëngjesin e 20 nëntorit, ku persona të maskuar e të armatosur grabitën noterin Thoma Kaçi.
Sipas dosjes hetimore, noteri së bashku me bashkëshorten dolën mëngjesin e datës 20 nëntor nga banesa dhe po prisnin ashensorin. Në ato momente, pranë tyre u afruan dy persona të armatosur, të cilët e pyetën se nëse ai ishte Kaçi.
Më tej autorët i bënë të ditur se kanë një porosi për të kryer dhe për ta vrarë pasi noteri ishte në hasmëri. Dy personat futën nën kërcënimin e armës çiftin e bashkëshortëve në banesë, aty ku dhunuan burrin e më pas morën sasinë e parave.
“Teksa bashkëshortët Kaçi kanë qenë duke pritur ashensorin për të zbritur, dy persona të panjohur prej tyre, ku njëri prej të cilëve mbante një armë zjarri të ngjashme me armën automatike të modelit 56, kalibrit 7.62 mm, e njohur në publik me emrin ‘Kallashnikov’, rrethanë për të cilën shtetasi Thoma Kaçi shpjegon ‘kur po zbriste nga çanta ka nxjerrë një kallashnikov’, nëpërmjet kërcënimeve me këtë armë, rrethanë për të cilën shtetasi Thoma Kaçi shpjegon ‘në fillim nuk e vura re mirë por kur pashe se po bënte mbushje kuptova se ishte armë kallashnikov dhe vura re se kishte dy karikatorë të lidhura me njëra tjetrën’, i kanë rikthyer në banesë. Për mënyrën e rikthimit në banesë shtetasi Thoma Kaçi shpjegon ‘personi që mbante armën në dorë më pyet ‘ti je Tomi Kaçi? Unë kam ardh me porosi për të të vrarë ty pasi je me hasmëri dhe unë nuk mund të iki pa kryer porosinë, ose do të më japësh lekë, në të kundërt do të të vras. Më tha ‘hape derën e shtëpisë dhe i thotë shokut të tij ‘merre zonjën’, dhe na detyruan të hymë në brendësi të banesës”, thuhet në një pjesë të dosjes.
Dosja e plotë
Për ngjarjen në fjale janë arrestuar Oltjon Kolonja allias Oltjon Pula, Vladrias Himaj dhe Elis Avduli allias Mile Xhafa. Të dyshuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë akuzën, madje duke kërkuar në një seancë të para pak ditëve edhe “sigurim prove”, për një provë ende të pa bërë publike që sipas të dyshuarve provon pafajësinë e tyre, kërkesë kjo që është rrëzuar nga Gjykata. Siç shkruhet në fashikullin hetimor, rezulton se: “Mëngjesin e datës 20.10.2021, rreth orës 07.40, bashkëshortët Thoma dhe Martha Kaçi kanë dalë nga banesa e tyre, një apartament i gjendur në katin e shtatë të një pallati, në lagjen nr.4, Sarandë. Teksa bashkëshortët Kaçi kanë qënë duke pritur ashensorin për të zbritur, dy persona të panjohur prej tyre, ku njëri prej të cilëve mbante një armë zjarri të ngjashme me armën automatike të modelit 56, kalibrit 7.62 mm, e njohur në publik me emrin “Kallashnikov”, rrethanë për të cilën shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “kur po zbriste nga çanta ka nxjerrë një kallashnikov”, nëpërmjet kërcënimeve me këtë armë, rrethanë për të cilën shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “në fillim nuk e vura re mirë por kur pashe se po bënte mbushje kuptova se ishte armë kallashnikov dhe vura re se kishte dy karikatorë të lidhura me njëra tjetrën”, i kanë rikthyer në banesë. Për mënyrën e rikthimit në banesë shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “personi që mbante armën në dorë më pyet “ti je Tomi Kaçi? Unë kam ardh me porosi për të të vrarë ty pasi je me hasmëri dhe une nuk mund të iki pa kryer porosinë, ose do të më japësh lekë, në të kundërt do të të vras. Më tha “hape derën e shtëpisë dhe i thotë shokut të tij “merre zonjën”, dhe na detyruan të hymë në brendësi të banesës”. Sapo kanë hyrë në apartamentin e tyre, bashkëshortët Thoma dhe Martha Kaçi janë lidhur me letër ngjitëse natriban të ulur në karrige, dhe në vijim kanë ushtruar kontroll në banesë, rrethanë për të cilën në deklarimet e tij shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “personi i shkurtër që nuk kishte kallash dhe ishte pa maskë, i paruar, ka shkuar në dhomë për 2-3 minuta, është kthyer përsëri dhe i thotë shokut të vetë “nuk gjeta gjë”. Ndodhur në këto rrethana, personi i armatosur ka ushtruar vetë kontroll në banesë, çaste për të cilat në deklarimet e tij shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “personi me kallash filloi të acarohej dhe i thotë “do shkoj të kontrolloj unë” dhe shkoi kontrollo dhe mbasi është kthyer thotë “ne morëm këto që gjetëm dhe çelsat e mjeteve”. Unë i thashë “merrini, makinat janë në parkim”. Kështu, “agresorët” e bashkëshortëve Kaçi, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë mundur të vjedhin shuma në të holla, rreth 13’506,5 euro dhe 528’000 Lekë për të cilat në deklarimet e saj shtetasja Martha Kaçi shpjegon “personi i gjatë i cili ishte me doreza nxjerr portofolin nga xhepi i pantallonave të Tomit dhe i marrin 80 ’000 Lekë të vjetra që kishte në brendësi të portofolit dhe nga çanta e dorës i marrin 4’000 euro, të cilatishin prerje 20 x 200 euro. Këto euro i ka tërhequr firma “A…” sh.p.k. nga Banka “C…… Bank”, dhe pikërisht shtetësja A.P. Personi që hapi çantën e Tomit hapi dhe çantën time dhe ka marrë ngaçanta ku kam pas në një qeskë plastike 1 ’000 euro dhe 2 ’700 ’000 lekë të vjetra, të cilat ishin të administrimit të pallatit pasi unë jam administratore. Në një zarf kam pat për t’i dhënë tek shoqëria “A…” sh.p.k.për pagesat 4’506,50 euro. Në çantë kam patur dhe lekë personale në një qese portokalli për përdorim dhe depozitim të mëvonshëm në bankë, ishin rreth 4 000 euro dhe 2 500 000 Lekë të vjetra”. Pasi kanë mundur të vjedhin shumat në të holla, “agresorët” e bashkëshortëve Kaçi, kanë dalë nga shtëpia, duke mbyllur derën e apartamentit nga jashtë, dhe në vijim kanë zbritur me këmbë nëpër shkallë. Duke përfituar nga fakti se shtetasja Martha Kaçi nuk ish lidhur mirë, kjo e fundit ka mundur të lirohet dhe nëpërmjet telefonit celular ka njoftuar për ngjarjen e ndodhur Komisariatin e Policisë Sarandë, forcat e të cilit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Si u zbuluan autoret. Policia kontrolloi dhjetëra kamera, pune intensive ne qytet e fshat
Policia ka sekuestruar fillimisht kamerat e te pakten 5 bizneseve nga banesa e noterit e deri tek vendi i quajtur “Peshkimi” u autoret jane filmuar teksa largohen me kembe duke mbajtur ne krah nje cante ku kane fshehur Kallashnikovin. Ata humbasin ne afersi te Tavernes “E…..” ku dyshohet se i merr nje mjet. Policia nuk ndalet me kaq. I rikthehet serish kamerave te 3 prej bizneseve qe kqyri ne fillim dhe zbulon se nje dite para se te ndodhte grabitja, aty ishte parkuar nje automjet “Suzuki” i llojit “Grand Vitara”, pikerisht ne 19.10.2021 ora 19.38. Dyshimet policia ngre edhe mbi nje “Volkswagen Golf 5”, i identifikuar me kamera diten e ngjarjes. Per te pare itenerarin e levizjes se ketyre dy mjeteve, policia ka sekuestruar kamerat e disa subjekteve ne rruget “Janaq Kumi”, “Gjergj Araniti” e deri tek rrethrrotullimi i rruges qe te con ne Vlore ose Gjirokaster, ato te kryqezimit te fshatit Metoq, rrethrrotullimit ne fshatin Cuke duke shkuar deri ne aksin Cuke-Pllake apo Pllake-Shkalle, ku policia ka zbuluar filmime ne te cilat dy mjetet “Wolksvagen Golf 5” dhe “Suzuki Grand Vitara” ecin njera pas tjetres. Në kamerat e sigurisë të vendosura në qytetin e Sarandës nga Bashkia Sarandë, në kryqëzimin e fshatit Metoq, është bërë e mundur të identifikohen nëpërmjet pamjeve filmike targa e automjetit të markës “Volkswagen – Golf 5”, me ngjyrë blu, e cila rezulton të jetë “AA 466 NG”, dhe se targa automjeti i markës “Suzuki – Grand Vitara”, me ngjyrë gri, e cila rezulton të jetë “AA 552 OY”. Nga verifikimet në sistemin “E-Gjoba”, rezulton se automjeti me targë “AA 466 NG”, është në pronësi të bashkëshortes se Oltjon Kolonjes dhe se automjeti me targë “AA 552 OY”, është në pronësi të nje shtetasi banues në Lushnje i cili ia ka shitur pa akt noterial te dyshuarit Elis Avduli.
Ne disa filmime te tjera, rezulton lidhje mes dy automjeteve, takime apo pershendetje te te dyshuarve me njeri-tjetrin. Nga regjistrimet video të këqyrura rezulton gjithashtu se këto automjete jane kapur edhe nga kamerat e sigurisë të subjektit “peshore”, i gjendur në fshatin Shkallë, ku aty del ne skene edhe nje mjet i trete i markës “Skoda”, me ngjyrë të bardhë, me targa “AA571 CN”.
Në kuadër të dokumentimit të faktit penal, bazuar në deklarimin e shtetasit Thoma Kaçi që shpjegon se njëri prej autorëve ishte me dialekt të Shqipërisë së Mesme, nga zonat si Lushnje, Fier, Kavajë apo Berat, ndërsa autori tjetër ishte me dialekt të Shqipërisë së Jugut, duke deklaruar gjithashtu se ishte në gjendje t’i njihte personat që e kishin grabitur nëse do t’i tregoheshin për njohje, më datë 04.11.2021, është kryer veprimi hetimor i paraqitjes për njohje, gjatë të cilit shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “njoh personin që është me numrin 3 i cili është personi i cili ka shkuar më datë 20.10.2021 në banesën e tij.
Discussion about this post