GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ti, nusja dhe nona jote jeni në përgjim”, si i dekonspironte operacionet oficeri i Antiterrorit

13:41 - 28/11/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ti, nusja dhe nona jote jeni në përgjim”, si i dekonspironte operacionet oficeri i Antiterrorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komunikimet në aplikacionin Sky Ecc kanë fundosur oficerin e Antiterrorit Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kuadër të një operacioni të përbashkët me prokurorinë e Breshias, pasi akuzohet se informonte grupin kriminal mbi hetimet e policisë.

Në dosje jepen komunikime të policit me një anëtar të grupit kriminal. Haxhiaj, kundrejt pagesës, i jepte informacione Dario Alias Denis Myftiut se ky i fundit bashkë me familjarë të tij ishin në përgjim.

Pjesë nga dosja:

I.Haxhiaj: Po vazhdove me idenë qe është gjobe po te them prape qe me fal mua, jo cjo nuk eshte gjob, o vlla miq jemi me te gjithë, kur mendon gjoben je gabim se gjoba nuk vehet mes shokesh. Po varja se fjalët e shumta fukarallik, ma boj hallal mua qe te bezdisa. Me po na thua per miq dhe burrnia ime eshte kjo, Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat ne pergjim dhe bej kujdes kur flet. Nqs do info te tjera bojn lek, kalofsh sa me mire vlla, te rujt Zoti, kjo iahte vetem per shoket, dhurat, noten, nuk eshte gjob, e ke gabim. Nje informacion kudrejt nje pagese, po varja, kaq sa te thashe e ke dhurate nga shoket, kalofsh mire vlla.

Shtetasi Igli Haxhiaj, në datën 05.12.2020, rreth dy orë pasi ka komunikuar me kodin pin 8AIVIH, ka komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me shtetasin Dario Myftiu. Në komunikimet e mësipërme shtetasi Igli Haxhiaj, edhe pse nuk i jep shpjegime se cili është apo se cfarë pune bën, i bën të qartë shtetasit Dario Myftiu se di informacione për të dhe se këmbim të këtyre informacioneve kërkon përfitime të parregullta.

Shtetasi Igli Haxhiaj në këto biseda i komunikon shtetasit Dario Myftiu se, “Kete qellim kisha me te ndihmu…….Vlla kjo pune ka nje kosto dhe po deshe ok po sdeshe ti e di….. qe te te ndihmoj dhe ke per ti pa gjojnat vlla…… Jemi 3 veta nga 5 mij vlla…… Une kam burreri dhe te tregoj gjithcka por duhet ti me bashkpunu dhe mos lon me dyshu qe nga e ke marr vesh. Por do e bejme rastesisht, dmth qe ti e verteton dhe mos biesh ne sy nga e more vesh”.

Nga përmbajtja e bisedave të mësipërme kuptohet se informacioni që ofron shtetasi Igli Haxhiaj te personi tjetër është informacion që lidhet me veprimet hetimore që kanë qenë duke u kryer në atë moment ndaj shtetasit Dario Myftiu. Nga këto biseda provohet qartë fakti se shtetasi Igli Haxhiaj informacionin e ofron në këmbim të përfitimeve monetare, duke i komunikuar se, “Jemi 3 veta nga 5 mij vlla”, shumë e cila duke u vlerësuar edhe në lidhje përmbajtjen e komunikimeve të tjera, vlerësohet se i korrespondon shumës 15,000 Euro.

Gjithashtu, në bisedat e mësipërme të kryera nga shtetasi Igli Haxhiaj ai i komunikon shtetasit Dario Myftiu se, “Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat ne pergjim dhe bej kujdes kur flet. Nqs do info te tjera bojn lek”. Në këtë mënyrë, shtetasi Igli Haxhiaj ka informuar personin tjetër për veprimet e përgjimit telefonik dhe është i gatshëm që ti ofrojë edhe informacione të tjera, por në këmbim të përfitimeve monetare, duke i thënë se, “Nqs do info te tjera bojn lek” dhe “Nje informacion kudrejt nje pagese”.

Etiketa: dekonspirimoficerioperacione

Lajme të lidhura

Aktualitet

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Para
Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Nishtullë të Durrësit. Sipas policisë, 44 vjeçari...

Lexo më shumë
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26
Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

16:21 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com