GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Tifozët duhet t’i qëndrojnë pranë skuadrës dhe jo trajnerit”, Colelli: Do bëjmë maksimumin

15:07 - 28/08/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Colella: Sulmi “OK”, pres qendërmbrojtës! Superiorja e ekuilibruar sivjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani do të përballet me Laçin në “Elbasan Arena”, me takimin që nis në orën 19:30 dhe do të luhet ditën e nesërme. Një ndeshje që pritet të jetë e luftuar dhe mjaft delikate për të dyja skuadrat të cilat ndaj njëra tjetrës do të kërkojnë të vazhdojnë me serinë e fitoreve në kampionat. Për këtë përballje ka dalë në konference trajneri i demave, Giovani Colella, i cili ka theksuar se do të jetë një ndeshje e luftuar, por skuadra e tij do të bëjë maksimumin për të siguruar 3 pikët.

Ndeshja: “Trajneri duhet të kuptojë dhe kur skuadra fiton se çfarë nuk ka shkuar mirë dhe shumë gjëra nuk kanë shkuar mirë ndaj Egnatias. Nuk mendoj se të gjitha ndeshjet fitohen me gabime. Laçi është një skuadër e organizuar mirë me lojtarë të fortë dhe pres një ndeshje të vështirë. Kampionati është i ekuilibruar dhe Laçi është një kundërshtar i rëndësishëm.”

Mungesat: “Mensah ka një problem muskulor dhe do t’i nevojitet pak kohë, Romero ka një problem në gjurin e tij, është operuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. Të gjithë lojtarët e tjerë janë të gjithë në dispozicion. Nuk vendos trajneri, e vendos klubi se çfarë duhet të bëjë me lojtarët. Të dy lojtarët (Sembene dhe Maguet) kanë probleme për të zgjidhur me klubin, jo me mua.”

Merkato: “Ta sqarojmë këtë situatën e mbrojtësit, nuk është se e kërkoj unë. Nuk është mënyra e ime e punës që të kërkoj lojtarë dhe klubi t’ia plotësojë dëshirën. Kemi nevojë për një tjetër qendërmbrojtës sepse momentalisht kemi vetëm 3 të tillë. Nëse nuk ka mbërritur sot, do të mbërrijë nesër, nuk është emergjente.”

Formacioni: “Do të ketë ndryshime në formacion sepse disa lojtarë kanë shfaqur disa probleme fizike. Nuk është ndonjë gjë e rëndësishme sepse unë kam mjaft lojtarë në dispozicion dhe nuk mund të konsideroj asnjë futbollist rezervë. Mua më intereson shumë se çfarë shfaqin futbollistët gjatë gjithë javës në stërvitje dhe jo se çfarë ata bëjnë përgjatë gjithë 90 minutave. Situata e portierëve do të vazhdojë të jetë e njëjtë. Kishim një linjë të tillë, por kjo linjë nuk është definitive mund të ndryshojë gjatë sezonit.”

Kontigjenti: “Shpresoj që të kemi të njëjtën temperament loje që shfaqëm në pjesën e dytë ndaj Egnatias sepse skuadra po punon mirë gjatë gjithë këtyre ditëve. Shpresoj në një përmirësim, nuk kam bërë shumë stërvitje me skuadrën për të qenë i qartë në disa aspekte të ndryshme, por impenjimi që më shfaqin lojtarët gjatë javës në seancave stërvitore më bëjnë të qetësohem.”

Tifozëria: “Tifozët duhet t’i qëndrojnë pranë skuadrës dhe jo trajnerit. Trajneri është shërbëtor i skuadrës.”

Objektivat: “I di të gjitha diskutimet për të gjithë trajnerët italianë që kanë qenë këtu që nuk kanë arritur objektivat e klubit. Kam mjaft njohur përreth Shqipërisë, por edhe nga futbolli shqiptar sepse edhe më përpara kam qenë pjesë e saj. Gradualisht vazhdoj të mësoj edhe më shumë edhe që të ambjentohem me situatën. Një klub si Partizani duhet të kërkojë maksimumin e objektivave. Ai person që do të trajnojë një ekip si Partizani, nuk ka nevojë askush që t’i tregojë se çfarë objektivash ka. Tifozët duhet të jenë gjithmonë pranë skuadrës dhe të besojnë te ajo paraqitje që dhuruam në pjesën e dytë ndaj Egnatias. Partizani dhe trajneri i tij gjithmonë do të kërkojë gjithmonë që të fitojnë ndeshjet. Partizani është pjesë e historisë. Është njësoj si t’i thuash Juventusit, çfarë objektivash ka. Mendoj se në krahasim me atë të kaluara, Partizani ka zgjedhur një strategji ndryshe duke rinovuar skuadrën, për të qenë kompetitiv vetëm jo për këtë vit, por për të qenë për disa sezone radhazi.

Etiketa: Elbasan ArenaGiovani ColellaLaciPartizani

Lajme të lidhura

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë
Breaking Views

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret
Breaking Views

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26
Para
Sunny Hill/ Reperi i famshëm britanik  gati “të djeg” Tiranën

Sunny Hill/ Reperi i famshëm britanik gati “të djeg” Tiranën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com