GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa flamuj shqiptarë të kthyer përmbys janë shfaqur nga tifozët e Çekisë në ndeshjen në Pragë. Madje dy prej tyre janë mbuluar me “X”. Kjo nuk është e tëra. Pas portës është shfaqur edhe flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës. Gjithashtu ka pasur dhe kore raciste.

Në një reagim të saj, Federata Shqiptare e Futbollit dënoi me forcë duke i quajtur aktet e turpshme, ato që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmshme (11 tetor) kundër Çekisë.

“Koret raciste dhe përdhosja e flamurit shqiptar janë të patolerueshme dhe nuk i takojnë fushës së futbollit. Ky akt i rëndë përbën një sulm të hapur ndaj vlerave të futbollit dhe respektit midis kombeve, thuhet në reagim”.

Më tej, Federata Shqiptare e Futbollit thotë se do të hartojë një note proteste në UEFA.

“Federata Shqiptare e Futbollit dënon fuqimisht çdo formë të racizmit dhe fyerjes ndaj simboleve kombëtare dhe do të dërgojë një notë proteste në UEFA, duke kërkuar masa të menjëhershme disiplinore.

FSHF reagoi menjëherë që në pushimin e pjesës së parë duke u kërkuar organizatorëve marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtyre akteve për të mos radikalizuar veprimet me ndërprerjen e lojës.

Futbolli është një lojë që bashkon dhe unifikon gjithë popujt duke promovuar barazinë dhe respektin për të gjithë, pavarësisht kombësisë apo përkatësisë etnike. Shqiptarët, si pjesë e familjes së madhe futbollistike, do të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje të këtyre vlerave dhe nuk do të tolerojnë asnjë formë racizmi apo urrejtjeje duke dënuar me forcë çdokënd që tenton të përdhosë bukurinë e këtij sporti”.

Në reagimin e mbrëmshmë Kombëtarja ka komentuar dhe humbjen me Çekinë.

“Kombëtarja ka treguar gjithmonë forcë dhe guxim për të përballuar çdo vështirësi duke u ngritur pikërisht atëherë kur lind nevoja. Bashkë me tifozët do të lëmë pas këtë ndeshje dhe bëhemi gati për të shkuar në Gjeorgji për një rezultat pozitiv”.

Etiketa: Ceki-ShqiperifshfKryesore1

Lajme të lidhura

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac
Sport

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë
Sport

Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

15:06 - 13/11/26
Para
Temperatura deri në 36°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

A do të ketë reshje? Njihuni me parashikimin e motit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ramadan Zoto qëlloi dy të rinjtë, çfarë fshihet pas mesazhit “Tani i Ruzhdiut…”
Aktualitet

Ramadan Zoto qëlloi dy të rinjtë, çfarë fshihet pas mesazhit “Tani i Ruzhdiut…”

21:45 - 13/11/26

Një mesazh kërcënues, ku paralajmërohej vrasja e tij dhe e familjarëve, mbërriti në adresë të Klaus Jaçajt pak ditë pas...

Lexo më shumë
Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj

21:20 - 13/11/26
Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com