GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tifozët e parë të Feyenoord, “pushtojnë” lokalet e Tiranës (VIDEO)

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tifozët e parë të Feyenoord, “pushtojnë” lokalet e Tiranës (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Finalja e së mërkurës e Conference League që do të zhvillohet në Tiranë, ku dy skuadra të mëdha, Roma dhe Feyenoord  do të përballen në Air Albania, pritet që “ti vërë flakën” Tiranës.

Mijëra italianë dhe holandezë, tifozë “të thekur” të dy skuadrave do të mbështesin futbollistët brenda dhe jashtë stadiumit, duke u shndërruar në një sfidë të paprecedent për policinë.

Në pamjet që ka siguruar Gijotina.com shihet se kanë mbërritur edhe tifozët e parë të Feyenoord. Ata janë shfaqur në lokalet, në një nga zonat më të populluara të Tiranës. Më birra në dorë, ata këndojnë dhe festojnë.

Mësohet se nga Italia dhe nga Holanda kanë udhëtuar edhe dy grupe policësh, të specializuar në menaxhimin e tubimeve të ngjashme në Romë dhe Roterdam. Rreth 20 policë italianë dhe 10 holandezë kanë pasur takime sot në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të dhënë ekspertizën e tyre në menaxhimin e tifozerive, për të cilat ka edhe materialet për elementët problematikë.

Për të evituar përplasjet, është parashikuar që tifo-grupet të qëndrojnë sa më larg njëri-tjetrit, që në hyrje të Tiranës. Një ndër problemet që mund të hasen do të jetë konsumi i drogave të lehta nga ana e tifozevë holandezë. Duke qenë se kanabisi është i legalizuar në Holandë, nuk është çudi që dy ditët e ardhshme në rrugët e Tiranës të hasen tifozë që tymosin qetësisht kanabis.

Për të qenë të sigurt për çdo skenar, edhe spitalet ku do të dërgohen tifozët në rast përplasjesh janë të paracaktuar. Burimi nga policia tha për Gazeta Shqiptare se ambulancat do të dërgojnë tifozë italianë tek spitali i traumës dhe tifozë holandezë në QSUT. Gjithsej 3 mijë forca policore do të jenë në terren të mërkurën, kur pritet të jetë edhe kulmi i lëvizjes së dy tifozerive.

Etiketa: FeyenoordndeshjeRometifoze

Lajme të lidhura

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet
Sport

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”
Sport

Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

13:26 - 30/09/26
Para
Sali Berisha u ndërpret këngën tifozëve të Feyenoord

Sali Berisha u ndërpret këngën tifozëve të Feyenoord

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com