250 mijë firma janë mbledhur që ndeshja Francë-Zvicër të riluhet sërish për raundin e 1/8-ve në Kampionatin Evropian. Tifozët francezë duket se ende nuk e kanë përtypur eliminim ndaj dhe kanë vendosur që të bëjnë një peticion, për të kërkuar riluajtjen e ndeshjes për shkak të një parregullsie të pritjes vendimtare nga Sommer.
Sipas tyre portieri nuk kishte një nga këmbët në vijën e portës ndaj dhe sipas rregullores duhet të përsëritet. Gjynah që VAR dhe pamjet zyrtare e e kanë cilësuar si gjithçka të rregullt në fushën e lojës.