GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tifozi 100-vjeçar: Dhuroj pensionin vetëm që të fitojmë ndaj Milanit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tifozi 100-vjeçar: Dhuroj pensionin vetëm që të fitojmë ndaj Milanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tifozi i apasionuar i Interit, Enrico Vanzini, shkoi në stadiumin “San Siro” për të parë ekipin e tij të zemrës duke luajtur për herë të parë në vitin 2022. Ai ishte 99 vjeç. “Pasioni im filloi kur isha 7 vjeç…. Nuk isha kurrë në gjendje të shkoja më parë në stadium, sepse nuk kisha para,” – tha Vanzini, tani 100 vjeç.

Një i mbijetuar i Holokaustit, Vanzini tani mezi pret përballjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të mërkurën, kundër rivalëve të qytetit, kuqezinjve, dhe do ta ndjekë ndeshjen nga komoditeti i shtëpisë së të moshuarve në qytetin verior të Padovës.

“Iu luta Zotit që të më japë gëzimin e fitores së Interit dhe shpresoj se Ai do të pajtohet, – tha tifozi shekullor, duke veshur një bluzë të Interit me emrin e tij të shkruar në anën e pasme. – Unë do të bëja gjithçka për një fitore, duke përfshirë heqjen dorë nga pensioni im i vogël”.

Një ushtar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, Vanzini u kap nga gjermanët si rob lufte, pasi Italia iu dorëzua aleatëve më 1943 dhe u mbijetoi muajve të fundit të konfliktit në kampin nazist të përqendrimit “Dachau”.

Pasi u kthye në shtëpi, ai punoi si shofer autobusi dhe kamioni. Vanzini, i cili mori bluzën e personalizuar të Interit nga klubi për të festuar ditëlindjen e tij të 100-të, filloi të dëshmonte për përvojat e Holokaustit në fillim të viteve 2000.

Ai pret duke vështruar nga dritarja që postieri t’i dorëzojë “Gazzetta dello Sport” çdo ditë, gazetën më të njohur sportive në Itali. Gjithashtu ka një iPad dhe ka mësuar se si të shikojë sporte nga aplikacionet.

“Në të kaluarën, vizitoja miqtë që kishin televizor dhe nëse drejtoja autobusin, iu thosha njerëzve: Mos bërtisni, ju lutem, duhet të dëgjoj diçka”. Ishte komenti radiofonik i ndeshjeve të Interit.

Ai e admiron trajnerin e ekipit zikaltër, Simone Inzaghi, duke thënë se “ka bërë shumë pak gabime”.

Por ka një sugjerim për të ndihmuar ekipin e zemrës që ta mposhtë Milanin dhe të arrijë në finalen e parë të Champions League që nga viti 2010: “Në pjesën e parë nuk duhet të lodhemi shumë, të gjithë duhet të jenë në vendin e tyre”.

 

Etiketa: pensiontifoz

Lajme të lidhura

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet
Sport

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Para
Si ta kuptoni nëse celulari juaj është origjinal

Si ta kuptoni nëse celulari juaj është origjinal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com