GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

Tipat perfeksionistë priren të jenë prindër “helikopterë”

14:11 - 23/09/21
në Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
Tipat perfeksionistë priren të jenë prindër “helikopterë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Perfeksionistët kanë standarde të larta, jo vetëm për veten e tyre, por edhe për fëmijët e tyre. Shpesh kjo është arsyeja që i çon ata drejt prindërimit helikopter, i cili është një lloj mbiprindërimi ku prindi i rri te koka fëmijës, pavarësisht moshës, dhe merr përsipër të kryejë detyra që fëmija është i aftë t’i bëjë vetë si për shembull: gatimin, pastrimin, pagimin e faturave etj.

Efektet negative të mbiprindërimit janë dokumentuar nga disa studime të cilat tregojnë se ai sjell ngarkesë psikologjike, narcisizëm, vështirësi përshtatjeje, përdorim të alkoolit dhe substancave narkotike, si dhe probleme të tjera të sjelljes që shfaqen tek të rinjtë e moshës 18-25 vjeç.

“Prindërit perfeksionistë jetojnë me arritjet e fëmijëve. Ata duan t’i shohin fëmijët të suksesshëm sepse kjo i bën ata të duken mirë” tha Sergin, profesor dhe dekan në Kolegjin e Shkencave Sociale dhe te Sjelljes në Arizona. “ Nuk them se nuk u bëhet vonë për fëmijët, por ata e matin vetëvlerësimin e tyre me suksesin e fëmijëve të tyre.”

Sergin dhe kolegët e tij kanë kryer dy studime ku kanë marrë pjesë 302 prindër, prej nga kanë nxjerrë rezultatin se perfeksionizmi është i lidhur me prindërimin helikopter. Sergin dyshon se nënat dhe baballarët që u lindën në vitet 70’ dhe 80’ janë më të prirur drejt perfeksionizmit që i bën ata rrjedhimisht të synojnë të ushtrojnë prindërimin helikopter. Fëmijët e këtyre viteve janë rritur me shumë përgëzime “je shumë i mirë, je i pari i klasës, je i veçantë, je shembullor” etj, por këto përgëzime ushqejnë perfeksionizmin tek fëmija, ndaj kur ata bëhen vetë prindër kërkojnë që fëmijët e tyre të jenë po aq të mirë, të veçntë dhe shembullorë”.

Studime të mëparshme të Sergin kanë treguar se përveç perfeksionistëve, edhe prindërit ankthiozë tentojnë të mbiprindërojnë. Prindërit ankthiozë janë të përqëndruar në shumicën e kohës se çfarë gjë e keqe do ndodhë ndaj ata prindërojnë duke pasur gjithmonë rrezikun në mend. Megjithatë jo gjithmonë prindërimi ankthioz shkon drejt prindërimit helikopter.

Tipari tjetër që zbuloi studimi i Sergin ishte fakti se nënat ishin ato që tentonin më shumë të ushtronin prindërimin helikopter. Sigurisht pati dhe një numër baballarësh, por numri i nënave helikopter ishte në mënyrë të dallueshme më i lartë; kjo edhe për faktin se në kulturën universale, përgjithësisht femrat janë ato që lidhen më shumë me përgjegjësitë e rritjes së fëmijës.

Këto studime ndihmojnë prindërit të kuptojnë se për të ndryshuar mënyrat e prindërimit, fillimisht duhet të njohin vlerat e vetvetes në mënyrë të pavarur nga ato të fëmijëve” tha Sergin.

Etiketa: Femijehlikopterprindeer

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Para
Ndotja vret më shumë se Covid, OBSH nxjerr shifrat alarmante

Ndotja vret më shumë se Covid, OBSH nxjerr shifrat alarmante

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com