GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tirana arrin të ‘turpërojë’ Vllazninë me një lojtar më pak në ‘Loro Boriçi’

18:43 - 30/10/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana arrin të ‘turpërojë’ Vllazninë me një lojtar më pak në ‘Loro Boriçi’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

‘Klasikja’ e futbollit shqiptar ka startuar ditën e sotme në stadiumin ‘Loro Boriçi’ ku Tirana udhëtoi në transfertë për tu përballur me Vllazninë.

Sfida ishte e luftuar që në minutat e para, ku këtë fakt e tregoi edhe ndëshkimi me karton të verdhë i Ngo për tu ndjekur më pas edhe nga ndëshkimi i Heric po me karton të verdhë nga kampi kundërshtar.

Minuta e 25’ do të sillte ndryshimin e shifrave të takimit, me Xhixhan që gjen golin e avantazhit për Tiranën, një gol fillimisht i diskutueshëm, por duhej të pritej ndërhyrja e sistemit VAR dhe pas konsultimit me kryesorin e ndeshjes, ai do të cilësohej i vlefshëm me shifrat e pjesës së parë që tani shkojnë në 1-0.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm nga vendasit, ku shkodranët kërkuan çdo mundësi për të gjetur hapësira në mbrojtjen e Tiranës së Orges Shehit por pa sukses.

Situata do të vështirësohej për miqtë, ku Ardit Toli do të bënte një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Da Silvës, dhe sërisht gjyqtari kërkon ndihmën e sistemit VAR për të qartësuar situatën.

Pas konsultimit, kryesori i takimit akordon kartonin e kuq për Tolin, duke e lënë Tiranën me 10të lojtarë, por kjo nuk e ka penguar aspak Taulant Seferin që të tundë sërisht rrjetën shkodrane.

Minutën e 81’ sulmuesi merr një top nga mesfusha dhe finalizon duke i dërguar shifrat në 2-0, duke ngritur në peshë gjithë tifozerinë bardheblu të pranishme në ‘Loro Boriçi’.

Gjatë festimit Seferi heq fanellën, dhe kjo nuk mund të kalohej pa u ndëshkuar, ku u akordua edhe një karton i verdhë për golashënuesin.

Pas përfundimit të këtij takimi, Tirana ruajn pozitat në kreun e tabelës së Superligës Shqiptare, me 17 pikë, ndërsa vllaznia mbetet në pozitën e katërt me 9 pikë.

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
22 vite burg pa kryer asnjë krim, shuma marramendëse që mori pasi u lirua

22 vite burg pa kryer asnjë krim, shuma marramendëse që mori pasi u lirua

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com