GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tirana Bank vendos të zbres nga kapitali aksioner humbjet e mbartura

09:20 - 03/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana Bank vendos të zbres nga kapitali aksioner humbjet e mbartura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana Bank ka vendosur në fund të muajit maj të zvogëlojë kapitalin e regjistruar dhe të paguar aksioner, duke zbritur humbjet e mbartura në vite.

Nga kapitali aksioner total me vlerë rreth 79.9 milionë eurosh, Tirana Bank ka ulur 38.1 milionë euro humbje të akumuluara nga periudha kur banka kontrollohej prej Grupit Bankar të Pireut. Pas zvogëlimit, vlera e kapitalit aksioner të Tirana Bank do të jetë rreth 41.8 milionë euro.

Sipas Tirana Bank, një vendim i tillë është marrë për të pasqyruar më mirë pozicionin financiar të bankës, duke përthithur humbjet e mbartura në vite. Vendimi për zvogëlimin e kapitalit të regjistruar nuk cenon parametrat e mjaftueshmërisë së kapitalit të bankës, që janë sipër niveleve të kërkuara nga Banka e Shqipërisë. Nga 15% që është raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit i kërkuar për të nga Banka e Shqipërisë, Tirana Bank e raporton këtë tregues në nivelin 17.3%, duke përfshirë këtu edhe fitimin e kapitalizuar të vitit 2020.

Një vendim të ngjashëm me Tirana Bank pati marrë edhe Banka Amerikane e Investimeve, që në vitin 2018 vendosi të zbresë nga kapitali i regjistruar aksioner humbjet prej rreth 5.2 miliardë lekësh të mbartura nga periudha kur banka ishte nën zotërimin e grupit francez Credit Agricole.

Grupi Bankar i Pireut shpalli marrëveshjen për shitjen e Tirana Bank te konsorciumi i përbërë nga grupi Balfin dhe Komercijalna Banka në gusht 2018 për vlerë vlerë prej 57.3 milionë eurosh, ndërsa procesi i shitjes u mbyll në fillim të vitit 2019. Në dhjetor të vitit 2020, grupi Balfin bleu edhe aksionet e bankës maqedonase Komercijalna Banka, duke u bërë pronar i vetëm i Tirana Bank.

Pas ndryshimit të pronësisë, performanca financiare e Tirana Bank është përmirësuar ndjeshëm. Për vitin 2019, banka raportoi një fitim neto në vlerën e 400 milionë lekëve, ndërsa për vitin 2020 fitimi u rrit më tej në 670 milionë lekë. Raportimet paraprake tregojnë një performancë pozitive edhe në tremujorin I 2021, me një fitim neto në vlerën e 207 milionë lekëve.

Paralelisht, Tirana Bank është shfaqur si një nga bankat më aktive në zgjerimin e biznesit. Në dy vitet e fundit, totali i aktiveve të bankës është rritur me 15%, ndërsa portofoli neto i kredisë është zgjeruar me 81%. Sipas të dhënave të tremujorit të parë të vitit 2021, Tirana Bank është banka e shtatë më e madhe në vend, me rreth 5.3% të aseteve të tregut bankar.

Etiketa: humbjekapitalTirana Bank

Lajme të lidhura

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!
Breaking Views

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU
Breaking Views

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Para
I dënuar më parë për vrasjen e shokut, detajet e reja nga krimi në Lushnje

I dënuar më parë për vrasjen e shokut, detajet e reja nga krimi në Lushnje

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com