GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tirana drejt tkurrjes, numri i lindjeve ra me 9% në 9-mujor

13:34 - 30/11/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana drejt tkurrjes, numri i lindjeve ra me 9% në 9-mujor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tranzicioni i fortë demografik me rënie të lindjeve dhe me emigracion të lartë nuk po kursen as kryeqytetin. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në 9 mujorin 2022 në qarkun e Tiranës lindën 6,306 bebe me rënie 9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitit 2021. Ky numër lindjesh në Tiranë është me i ulëti së paku që nga viti 2011 që kur nisën të raportohen të dhënat e lindjeve sipas qarqeve (shiko grafikun në fund).

Në rang kombëtar numri i lindjeve është futur në trend rënës që në vitet e para të tranzicionit nga mbi 82 mijë në vitin 1990 në rreth 27 mijë në vitin 2021. Por ndryshe nga qarqet e tjera, Kryeqyteti ka njohur rritje të numrit të lindjeve për shkak të migrimit të brendshëm të popullsisë nga qarqet drejt qendrës dhe krijimi i familjeve të reja prej studentëve në Tiranë duke mos u kthyer në rrethe.

Lexo edhe: U ekzekutua në Gjermani, shqiptari ishte pronar i një karburanti

Rënia e numrit të lindjeve në Qarkun e Tiranës vjen në tendencë të kundërt me shifrat e popullsisë që të paktën për kryeqytetin po vijnë në rritje vit pas viti edhe pse me ritme më të ulëta.

Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e Qarkut të Tiranës arriti në 1 janar 2022 në 919, 511 persona, 7032 më shumë se në janar 2021 me zgjerim 0.8%. Popullsia e Tiranës është rritur përkatësisht e 16-17 mijë banorë të rinj në vit nga viti 2001 deri në vitin 2015, por në vitet 2017 dhe 2018 kjo rritje ishte më e dukshme.

Në vitin 2017 Tirana u rrit u shtua me 19.4 mijë banorë të rinj dhe në vitin 2019 kjo shtesë i kaloi të 21 mijë persona. Por në tre vitet 2018 dhe 2020 dhe 2021 shtesa e popullsisë shënoi një ngadalësim të ndjeshëm.

Sipas Anketës se Emigracionit Popullsia e Qarkut të Tiranës është pakësuar me 13.7%, ose me 102 mijë persona gjatë 2011-2019. Nga këto 77 mijë persona kanë migruar të grupuar në familje. Anketa ka zbuluar se Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera. Gjatë periudhës, 10.3% e familjeve të qarkut të Tiranës kanë emigruar. Gjithashtu popullsia e Tiranës është në presionin e rënies së lindjeve.

Edhe pse popullsia e Kryeqytetit ka frenuar ritmet e rritjes, oferta për banesa është rritur nga flukset e mëdha të ndërtimit në vitet e fundit. Kjo ecuri teorikisht duhet të ushtronte presion në uljen e çmimeve të banesave, por në realitet po ndodh krejt e kundërta. Sipas indeksit të Bankës së Shqipërisë çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me 40 për qind vetëm në 6-mujorin e parë të vitit 2022.

Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave në Tiranë e ka bërë kryeqytetin jo atraktiv për çiftet e reja.

Pak kohë më parë agjencitë e pasurive të patundshme pohuan se çiftet e reja nuk po investojnë në Tiranë për të krijuar familje. Ata preferojnë të rrinë më qira, deri sa të përgatisin infrastrukturën për të emigruar.

Investimet në ndërtimin e banesave në Tiranë, por rriten me shpejtësi, për të gjitha llojet, rezidenca, hotele dhe qendra tregtare, por ndërkohë çmimet kanë arritur mbi 1000 euro për metër katror edhe ne periferi./Monitor

Etiketa: LindjePopullsitkurrje

Lajme të lidhura

Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru
Aktualitet

Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru

16:38 - 20/12/25
Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë
Aktualitet

Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë

14:06 - 20/12/25
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO
Aktualitet

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

12:15 - 20/12/25
Para
Goditja e fundvitit/ AKSHI blen 6.3 mld lekë kufje dhe mikrofona

Goditja e fundvitit/ AKSHI blen 6.3 mld lekë kufje dhe mikrofona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Cërrik–Belsh, automjeti godet këmbësoren tek vijat e bardha
Aktualitet

Aksident në Cërrik–Belsh, automjeti godet këmbësoren tek vijat e bardha

14:46 - 21/12/25

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Belsh. Një automjet ka përplasur një të moshuar, e cila po kalonte rrugën në vijat...

Lexo më shumë
Përplasjet me policinë, Lapaj tregon dokumentin: Protesta me leje, shteti sillet si bandë

Përplasjet me policinë, Lapaj tregon dokumentin: Protesta me leje, shteti sillet si bandë

14:15 - 21/12/25
“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme

“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme

14:04 - 21/12/25
Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar

Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar

13:49 - 21/12/25
Armand Duka për Ismet Bellovën: Do të të kujtoj me respekt dhe mall

Armand Duka për Ismet Bellovën: Do të të kujtoj me respekt dhe mall

12:21 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com