GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tirana e bllokuar nga Samiti, Berisha nuk tërhiqet nga protesta

08:02 - 06/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana e bllokuar nga Samiti, Berisha nuk tërhiqet nga protesta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa sot Tirana do të presë 27 liderë europianë për samitin e BE-Ballkani Perëndimor, opozita do të zhvillojë një protestë. Ndonëse shumë rrugë të kryeqytetit janë të bllokuara, opozita, nuk është tërhequr, duke i mëshuar me forcë protestës së saj, për të cilën kanë nënvizuar disa herë se do të jetë paqësore.

Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi dje në një konferencë për mediat se opozita do të protestonte në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndonëse është një zonë ku është vendosur perimetri i sigurisë nga policia për shkak të samitit.

“Është kjo parti e cila në tre dekada qëndroi lokomotivë e vërtetë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët sepse është kjo parti në qeveri e cila firmosi marrëveshjen e stabilizimasociimit, liberalizoi vizat… në këtë aspekt në historinë e PD Samti i nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat, idealet demokratike të saj, por nesër ne populli opozitar, do të mbushë rrugë dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste të fuqishme, pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane. Tmerrësisht të rrezikuara dhe kërcënuara nga Rama dhe regjimi i tij. Çdo shqiptar që e do këtë vend, lirinë, dinjitetin, të bashkohet nesër në shesh me ne për t’i dëshmuar lidershipit europian se ne jemi në një betejë me armikun e votës së shqiptare, Edi Rama”, tha ai.

Policia e Shtetit nga ana tjetër nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për të protestuar nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Pavarësisht këtij fakti, Partia Demokratike nuk është tërhequr nga protesta dhe vendi, ndërsa i kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

Etiketa: berishaprotestesamit

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Katar 2022: Portugalia përballë Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit

Katar 2022: Portugalia përballë Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com