GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tirana fiton thellë me Kukësin, Partizani turpërohet në Rrogozhinë

16:37 - 30/10/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana fiton thellë me Kukësin, Partizani turpërohet në Rrogozhinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Java e 10-të foli totalisht në favor të Tiranës. Bardheblutë mposhtën 4-1 një rival direkt si Kukësi dhe, duke përfituar edhe nga humbja e Partizanit, janë vetëm 1 pikë larg kreut. Pjesa e parë nisi me ritëm, por golat do të vinin vetëm në fundin e këtij fraksioni. Florent Hasani bëri gjithçka vetë duke shënuar golin e avantazhit për bardheblutë në minutën e 43-të. Por goli i barazimit do të vinte shumë shpejt, pas 4 minutash. Edi Basha realizon për verilindorët pas një pasimi akrobatik të Gabriel Barbosës, me kroatin që mposht Visar Bekajn. Kukësi mbetet me 10 lojtarë në minutën e 59-të pas ndërhyrjes së gabuar të Ndrecës. Fillimisht ndëshkohet me të verdhë, por pas pamjeve nga VAR jepet i kuqi. Tirana shton forcat dhe në 72’ kalon sërish në avantazh. Pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Kallaku në të djathtën, Behiratçe gjuan me kokë dhe mposht Tafas.

Në minutën e 81-të Tirana do të vriste ndeshjen me golin e Patrik. Në fund kishte vend edhe për Limaj, që realizon saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa Partizani u turpërua nga Egnatia në Rrogozhinë me rezultatin 3-0. Të besuarit e Shpëtim Duros, pasi mposhtën Kukësin, thyejnë edhe një pretendent tjetër.

Të dyja skuadrat kërkuan me ngulm golin që në fillim, më pas ishte radha e protestave nga të dyja palët për penallti, por që akordohet vetëm në minutën e katërt shtesë për rrogozhinasit. Fernando nuk fal nga pika e bardhë.

Ende pa u shuar entuziazmi i golit të parë, vendasit festojnë sërish. Bitri humbet një top pranë zonës dhe aksioni që finalizohet nga Zejnullai. Një mbyllje perfekte e pjesës së parë nga Egnatia.

E dyta nisi në sulm nga Partizani, me shpresën për të marrë të paktën një pikë, por Zejnullai shënon golin e tretë në 70’ pas kundërsulmi të shpejtë. Partizani nuk arrin të shënojë qoftë një gol nderi dhe del me kokën ulur për herë të parë gjatë këtij sezoni në transfertë.

Etiketa: PartizanirivalëtTirana

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Tragjedi/ Shembet ura, vdesin 32 persona

Tragjedi/ Shembet ura, vdesin 32 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com