GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tirana Inteligjente / Platforma që do të përmirësojë shërbimet urbane

10:29 - 28/04/23
në Aktualitet, Kryesore2, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 3 min
A A
Tirana Inteligjente / Platforma që do të përmirësojë shërbimet urbane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teknologjia dhe aplikimi i saj do të përmirësojnë shërbimet urbane në kryeqytet. Vendet e parkimit, transporti publik dhe papastërtia janë problem kryesore të Tiranës, si një qytet metropol. Por, tashmë me avancimin e teknologjisë këto shërbime do të përmirësohen. Këto ndryshime pritet të vijnë me aplikimin e platformës Tirana Inteligjent e ndërtuar nga eksperti i IT, Gent Progni dhe perqafuar ne programin e kandidatit te Tiranes, Belind Kelliçi.

Kjo platformë është ndërtuar në atë formë që të krijojë një zonë urbane e cila krijon zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe cilësi të lartë jetese, duke shkëlqyer në shumë aspekte të rëndësishme, si në: ekonomi, lëvizshmëri, mjedis, shërbime te ndryshme, jetesën në tërësi dhe qeverisje

Vetë autori i kësaj platforme, Progni, tregon se Tirana Inteligjente do të ketë në fokus qytetarët dhe shërbimet kryesore që i nevojitën atyre.  Ai sqaron se “TI Tirana” do të jetë një aplikacion që çdo qytetarë mund ta shkarkojë në celularin e tij dhe të marrë më lehtë shërbimet si transporti urban dhe parkimin.

“Me zhvillimet më të reja në Inteligjencën Artificiale bota po ndryshon në mënyra të paimagjinueshme dhe shumë shpejt. Për të ndjekur hapin e kohës, në projektin tim për Tiranën Inteligjente, TI Tirana, teknologjia do të vihet në përdorimin më të mirë për të krijuar një mjedis urban modern, duke u përqendruar tek ti dhe nevojat e tua të përditshme.

Në qendër të këtij plani është trafiku, që do të jetë më i lehtë dhe i menaxhueshëm me zbatimin e aplikacionit TI Tirana. Urbanin do ndjekësh lehtësisht nga celulari, për të parë se ku gjendet dhe kur mbërrin. Stacionet do të kenë të dhëna bazike dhe pika karikimi. Udhëzuesit për përdorimin e linjave, si dhe informacionet turistike do të jenë të gjitha në dorën tënde, në një vend.

Nëse je shofer, ky aplikacion do ta mundësojë të dallosh parkingjet e lira dhe ta prenotosh vendin para se të arrish. Ata që kanë parkingje private, do të mund t’i japin në përdorim sa herë që i kanë të lira dhe të përfitojnë nga kjo. Ata që kanë makina elektrike, do kenë më shumë pika karikimi”, sqaron Kelliçi.

Duke treguar se, semaforët inteligjentë do të vihen në punë që t’i përshtaten mbingarkesës, duke e shfryrë trafikun. Ndërsa më tutje tregon se përmes sensoreve ky projekt do të dhe në mbajtjen pastër të mjedisit. Ndërsa shprehet se të gjithë qytetarët do të kenë të lehtë aksesimin në aplikacion pasi interneti për të do të jetë falas në çdo cep të Tiranës.

“Koshat e mbeturinave përmes sensorëve do të ndihmojnë për një mjedis më të pastër. Me Tiranën Inteligjente, Interneti do të jetë falas në të gjitha hapësirat publike dhe vende të caktuara do kenë informacione shtesë si për turistët, ashtu dhe për banorët.

Jam i përkushtuar që Bashkia ta ndërthurë teknologjinë maksimalisht me mjedisin urban, që TI t’i kesh në dorën tënde qytetin, eksperiencat më të mira dhe jetën më të lehtë, në një ambient shumë më të pastër, të qetë dhe të rregullt”, shprehet kandidati Belind Kelliçi.

Etiketa: .Belind Kellicigent Progniparkimesherbimetirana inteligjenteurbani

Lajme të lidhura

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës
Aktualitet

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Para
Sekuestrohen mbi 47 mijë euro në Rinas, procedohen dy shtetas turq

Sekuestrohen mbi 47 mijë euro në Rinas, procedohen dy shtetas turq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25

Klodian Braho ka marrë detyrën sot si kryetar i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë ceremonisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com