GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tirana në pikiatë, Magani: Situatë alarmante, por nuk dorëhiqem

20:28 - 16/01/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Magani “shpërthen” në polemika: Na anuluan një gol të rregull, Telushi nuk tallet dot me mua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana u eliminua ditën e martë nga Kupa e Shqipërisë dhe sheh një sezon që deri në këto momente mund të quhet si dramatik.

Si të mos mjaftonte vendi i nëntë (parafundit) në Superligë, vetëm dy fitoret këtë sezon dhe 18 pikët e grumbulluara, bardheblutë u përmbysën nga Bylisi në Kupë duke u eliminuar që në fazën e 1/16-ve.

Për këtë në klubin më të titulluar në vend janë duke menduar një ndryshim dhe “kurban” si gjithnjë është posti i trajnerit.

Por trajneri i Tiranës, Gugash Magani në një intervistë të fundit për “Panorama Sport” se ai nuk bëhet barrë për klubin, por nuk jep dorëheqjen. Peqinasi tha se situata është e rëndë, ndërsa pranoi se ka besim te skuadra.

Eliminimi nga Kupa – Eliminimi nga Kupa na mërziti shumë, sepse ne kishim si objektiv edhe kualifikimin në këtë kompeticion. Këto janë ngjarje që ndodhin në futboll. Duhet me qenë shumë i drejtpërdrejtë. Unë mendoj se kam bërë më të mirën për skuadrën dhe do të vazhdoj të drejtoj nëse qëndroj, sepse që të jem i sinqertë unë nuk mund të them se ecuria është e mirë, pasi rezultatet nuk më japin të drejtë.

E ardhmja te Tirana-  Nëse unë jam barrë, unë nuk jap dorëheqjen, pasi eliminimi nga kupa nuk është pjesë e kontratës. Në këto momente braktisja ime nuk i bën mirë skuadrës, pasi ajo ndodhet në një moment të vështirë. Mendoj se braktisja do të ishte diçka jo e mirë nga ana ime.

Tirana e parafundit në kampionat- Unë kam besim te skuadra. Kam një detyrim për Tiranën vetëm që të shpëtojmë sezonin, sepse jemi në fund të tabelës. E pashë se edhe mënyra se si u eliminuam, nuk dua t’i hyj fare analizës. Në fund fare, fitues ishte Bylisi që me meritë e kaloi këtë tur. Kemi të gjithë përgjegjësitë tona. Unë kam atë përgjegjësinë kryesore, sigurisht që edhe lojtarët kanë përgjegjësinë e vet, por unë e kam kryesore.

Objektivi për pjesën e kampionatit të mbetur- Kjo skuadër mua më bind edhe pse thashë që rezultatet më japin të drejtë. Kemi disa javë me oshilacione, ku në tre ndeshjet e fundit, ne kemi shënuar të parët, por jemi ndëshkuar. Unë mendoj se është vetëm çështje trysnie dhe presioni. Ka momente ku duhet, që lojtarë të veçantë të bëjnë liderin, por nuk e kanë bërë ose nuk po e bëjnë.

E mira është që ta ruajmë qetësinë mirëpo unë sërish kam besim te skuadra. Skuadra besoj se me ardhjen e dy lojtarëve që sot i patë në fushë, dhe për mua nuk luajtën keq, do të ndryshoj edhe në lojë edhe në rezultate. Nuk më shkon ndërmend, që do të dështojmë, megjithatë siç e theksova dhe më parë rezultatet nuk na japin të drejtë, kështu që normalisht kjo është gjendja.

Etiketa: MaganiTirana

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Vangjel Dule konfirmon koalicionin me PD: Preferoj të jem kandidat në Vlorë

Vangjel Dule konfirmon koalicionin me PD: Preferoj të jem kandidat në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26

Mbrojtja e biznesmenit Elman Abule ka kërkuar gjykimin veçman nga dosja e Velijat. Në GJKKO avokatja Romina Zano thotë se...

Lexo më shumë
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com