GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tirana Parking/ Veliaj tjetër tender pa garë Nikolla Çaçit, përfshiu në garë të arrestuarin për mashtrim

15:00 - 29/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Tirana Parking/ Veliaj tjetër tender pa garë Nikolla Çaçit, përfshiu në garë të arrestuarin për mashtrim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë dihet miqësia e mirë që ka kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me biznesmenin Nikolla Çaçi. Ky i fundit është një nga të privilegjuarit në garat e tenderëve që bën bashkia, por sidomos në aferën gjigande të Tirana Parking. Kompania e Çaçit e quajtur “R. S. & M” ka fituar disa tenderë vetëm në këtë vit nga projekti Tirana Parking dhe e njëjta gjë ka ndodhur me garën  e fundit. Këtë herë Veliaj ka vendosur të shpenzojë 40 milionë lekë të vjetra për vijëzimet në vendet e parkimit. Si çdo tender tjetër të Tirana Parking, edhe këtë e ka zhvilluar në shkelje të ligjit. Në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, “R.S & M” sh.p.k e Nikolla Çaçit  dhe  “RSM Company” Agim Kolës, por ky i fundit është skualifikuar prej fillimit me arsyen se oferta e tij nuk plotëson kriteret. Kështu në garë mbeti vetëm  “R.S & M” sh.p.k, e cila u shpall fituese pa garë fare, duke shkelur kështu ligjin për konkurrencën. Prandaj, Open Data Albania e ka listuar këtë tender te projektet me “Red Flag”, pasi krijon hapësira për abuzime dhe korrupsion.

Këto të dhëna tregojnë qartë se ky tender ka qenë i hartuar me fitues të paracaktuar Nikolla Çaçin, pasi sikur përmendëm më lartë ai ika fituar çdo tender tjetër të Tirana Parking. Vetëm 2 javë më parë ai përfitoi një tender pa garë për mirëmbajtjen e sistemit të Tirana Parking, i cili kapte vlerat rreth 34 milionë lekë. Në fakt çdo tender i fituar nga Çaçi regjistron vlerat mbi 20 milionë lekë, edhe për shërbimet më qesharak, si ky i fundit “vijëzim i vendeve të parkimit”.  Gijotina.com ka shkruar edhe herë të tjera për dhjetëra tenderë që ka përfituar Çaçi nga Bashkia Tiranë, ndërsa në shumë prej tyre ai ka përfshirë edhe kompaninë që drejtohet nga i biri Stefan Çaçi. Në të dhënat e APP rezulton se kompania R.S & M” sh.p.k dhe ajo “SI-SI.AL”, janë të dyja të themeluara nga Nikolla Çaçi, por njërën e drejton i biri dhe të dy janë gllabëruese të tenderëve pa garë.

Mashtruesi në garë

Sa më shumë të dhëna zbulojmë nga dokumentet, më tepër vërtetohet se ky tender është  totalisht një aferë korruptive e Veliajt për oligarkët e tij. Përveç shkeljes së ligjit duke ia bërë dhuratë 40 milionë lekë Çaçit, në dokumente evidentohet se pjesëmarrësi tjetër në garë ka qenë një biznesmen i arrestuar për mashtrim me TVSH dhe fshehje të ardhurash. Bëhet fjalë për pronarin e kompanisë “RSM Company”, Agim Kola. Në 12 shtator të vitit 2019 efektivët e rendit ndaluan biznesmenin Agim Kola, i cili akuzohej se nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve me fatura fiktive ka përfituar në mënyrë të paligjshme një sasi të konsiderueshme parash. Sipas të dhënave të publikuara asaj kohe nga policia, Kola akuzohet se është i përfshirë në skemën e evazionit 30 mln euro me faturat fiktive.

Kola nuk është një emër i panjohur as për botën e biznesit dhe as për publikun pasi kohët e fundit është përmendur nga  opozita në vend, sidomos nga deputetja  Jorida Tabaku, e cila ka ngritur dyshimet se biznesmeni merret me pastrim parash. Më pas Kola doli në një njoftim ku mohonte që të ishte ai i arrestuari, pasi kishte ndodhur një keqkuptim, duke hedhur kështu poshtë çdo akuzë. Por, opozita dhe përfaqësues nga Shoqëria Civili deklaruan se i arrestuarit ishte vetë biznesmeni, por më pas policia e ka liruar dhe është munduar të fsheh të vërtetën, pasi ky i fundit kishte marrëdhënie të mira me qeverinë.  Përveç këtij rasti që mbeti enigmë. Kola akuzohet gjithashtu për një sërë tenderësh që ka marrë pa garë gjatë kohës së pandemisë nga ministrja Ogerta Manastirliu. Këto të dhëna tregojnë se Veliaj vazhdon të bëj pisë çdo tender me bashkëpunimet që ka me oligarkët, duke vjedhur më lehtë paratë e qytetarëve.

 

 

Etiketa: abuzimerionveliajkorrupsionkryesore2nikolla CaciT tenderTirana Parking

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Ylli Baka i gjen sozinë Florit, aktori bën reagimin epik (FOTO)

Ylli Baka i gjen sozinë Florit, aktori bën reagimin epik (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com