GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përshkallëzimit të tensioneve mbrëmjen e djeshme përpara Kryeministrisë dhe në disa zona të kryeqytetit.

Ajo që nisi si një protestë paqësore e studentëve është shoqëruar me përplasje të forta me forcat e rendit. Sipas raportimeve të dhëna, policia ndërhyri disa herë për shpërndarjen e demonstruesve, duke përdorur gaz lotsjellës dhe automjete ujëhedhëse. Protestuesit u rikthyen vazhdimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa tensione u regjistruan edhe në Sheshin Skënderbej, Rrugën e Durrësit dhe pranë Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, protesta ka marrë përmasa më të gjera me bashkimin e pedagogëve, të cilët kanë paralajmëruar se do të dalin çdo ditë në orën 10:00, deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi i kërkoi kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen dhe t’i japë zgjidhje politike situatës së krijuar. Sipas tij, kjo qeveri nuk i dëgjon studentët dhe kur nuk dëgjon protestat paqësore do përballesh me të rinj të revoltuar. Ai kërkoi gjithashtu reagimin e përfaqësive ndërkombëtare lidhur me dhunën e pretenduar ndaj protestuesve.

“Kjo është një qeveri që nuk dëgjon. Meqë nuk dëgjoi studentët, është logjike që do eskalonte kjo lëvizje. Kur nuk u përgjigjesh protestave paqësore, do presësh protestues të revoltuar. Fatkeqësisht qeveria dhe kryeministri në vend që t’u përgjigjej protestuesve paqësorë, sot ajo iu përgjigj me dhunë. Ajo që është më e keqja është se në kemi parë edhe persona civilë që rrezikojnë jetën e qytetarëve, ne si profesorat jemi të shqetësuar. Brutaliteti ndaj rinisë shqiptare është i papranueshëm. U bëjmë thirrje përfaqësive ndërkombëtare, ambasadave që të hedhin sytë nga Shqipëria dhe nga ky brutalitet”, tha Kovaçi.

Nga ana tjetër, oferta e kryeministrit Rama për dialog është refuzuar nga studentët, ndërsa vijimi i protestave sinjalizon se përplasja mes demonstruesve dhe qeverisë mbetet e pazgjidhur.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të vendit, në solidaritet me studentët dhe nxënësit që protestojnë në Tiranë. Sipas njoftimit të sindikatës, bojkoti do të nisë më 21 tetor dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

Vendimi është marrë njëzëri nga kryesia e sindikatës, gjatë mbledhjes së zhvilluar më 20 tetor në sheshin e protestës së studentëve dhe nxënësve. Sindikata shprehet se kjo nismë vjen në mbështetje të kërkesave të të rinjve dhe në mbrojtje të së drejtës së tyre për të protestuar paqësisht.

Protesta e paralajmëruar për sot pritet të jetë një tjetër moment i rëndësishëm i mobilizimit studentor dhe të pedagogëve, pas tetë ditësh tubimesh dhe tensionesh në kryeqytet.

 

Etiketa: Kryesore1pedagogeprotesteStudente

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Para
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26

Shqipëria regjistroi rritjen e dytë më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke...

Lexo më shumë
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com