GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tirana s’ka vende as për varre, vazhdon saga e prenotimit të “vdekjes”

23:14 - 20/09/24
në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Tirana s’ka vende as për varre, vazhdon saga e prenotimit të “vdekjes”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një qytetar është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi vjehrri i tij 82-vjeçar, që jeton jashtë ka kërkuar, të rezervojë banesën e fundit.

I moshuari erdhi në Tiranë, që të prenotonte një varr, duke ditur, që ka një ligj për këtë procedurë. Qytetari iu drejtua fillimisht varrezave të Sharrës, ku i thanë, se varri merret, vetëm pasi ndodh fatkeqësia.

“Unë kam një shqetësim disi të veçantë. Vjehrri im jeton jashtë shtetit dhe ka shprehur dëshirën që të prehet në varrezat e qytetit pasi të ndërrojë jetë. Vjehrri im është 82 vjeç, për këtë kemi hapur ligjet dhe kemi parë që kjo është e mundur me anë të një kontrate me Agjenci të Shërbimeve Funerale. Për këtë erdhëm, jemi interesuar dhe nuk po gjejmë dot zgjidhje, iu drejtuam ju që të na jepni një zgjidhje,” ka treguar denoncuesi.

I moshuari erdhi në Tiranë, që të prenotonte një varr, duke ditur, që ka një ligj për këtë procedurë. Qytetari iu drejtua fillimisht varrezave të Sharrës, ku i thanë, se varri merret, vetëm pasi ndodh fatkeqësia.

Qytetari – Doja të blija një varr me kontratë për nënën!

Punonjësja – Po mirë atë ditë, që do të ndodhi vakia!

 

Qytetari – Po e dua më përpara!

 

Punonjësja – Po nuk bëhet më përpara. Agjencia vjen në mëngjes në 7:30 këtu, bën regjistrimin e emrit dhe e cakton shefi dhe bashkia vendin. E kupton? Nuk ke, ça kontrate të bësh ti, që ta blesh!

Qytetari – Bën kontratë me ju moj, nuk e ble!

Punonjësja – Po pra, s’bëhet kontratë me ne fare.

Qytetari – Dua të marrë një varr dhe më thanë, që mund ta marrë me kontratë!

Përgjegjësi – Si të marrësh varr?

Qytetari – Një vend!

Përgjegjësi – Kush…? Si u marka vendi? Kush të tha ty..? Ai, që të tha ty…

Qytetari – Një jurist më tha.

Përgjegjësi – Kush jurist?

Qytetari – Ma dërgoi dhe ligjin.

 

Përgjegjësi – Cili jurist? Hajde mor burrë, se oficer kam qenë vetë unë 20-vjet. Nuk ka ligj. Këto janë varreza publike!

 

Qytetari – Me kontratë thoshte.

 

Përgjegjësi – Si me kontratë?! Ku e kishte? Kishte babën e vet ai drejtor këtu, që e do me kontratë?

 

Edhe në Tufinë e njëjta situatë. Në Ndërmarrjen e Shërbimeve Funerale pranojnë, se ligji ekziston, por nuk zbatohet.

 

Qytetari – Si kalove? Si je?

 

Përgjegjësi – Hajde! Si je?

 

Qytetari – Ju jeni përgjegjësi këtu?

 

Përgjegjësi – Po!

Qytetari – Interesohem për të blerë një varr.

Përgjegjësi – Si me e ble?

Qytetari – Me rregulla shteti, si i ka, si funksionon, për një njeriun tim…

Përgjegjësi – Ah, s’ka!

Qytetari – Si s’ka? S’ka ligj, që mund ta blesh?

Qytetari – Po mor, duhet të ketë!

Përgjegjësi – S’ka ligj shteti për këtë punë, se po të ketë, pse jo.

Qytetari – Në mënyrë të rregullt po vij, nuk po kërkoj kështu…

Përgjegjësi – Ku ta gjej të ishte ashtu, se bija rehat edhe nga sekserat, nga mashtruesit nga legenat.

“Stop” shkon në Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve Funerale, ku takuam drejtoreshën e cila thotë se ka vende për varre, ndaj dhe nuk bëhet rezervim.

Qytetari – Erdha të interesohem për të blerë një varr.

Drejtoresha – Nuk blihet varr! S’lejohet!

Qytetari – Ta bëj me prenotim!

Drejtoresha – S’ka me prenotim. Vende ka, nuk është se ka mungesë për vende, por prenotim nuk lejohet. Shkelje e pastër ligjore.

Qytetari – Atij i kishe thënë ekziston ligji, por nuk e zbatojmë dot.

Drejtoresha – Më ka marrë mua në telefon. I kam thënë, që në ligj është e shkruar, por për efekt të vendeve, që kemi në dispozicion, nuk është luksi, që ne i kemi tokat pambarim, nuk është marrë një vendim nga Bashkia e Tiranës, që të jetë shit-blerja me kontratë e vendit të varrit./tvklan

Lajme të lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje
Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire
Aktualitet

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

21:00 - 23/04/26
Para
“I preferuari i Ramës”/ A është Gentjan Shehaj i paracaktuari si Drejtori i ri i Policisë së Shtetit?

“I preferuari i Ramës"/ A është Gentjan Shehaj i paracaktuari si Drejtori i ri i Policisë së Shtetit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com