GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tirana-Vllaznia luhet në Lushnjë, ja sfidat që do të luhen sot

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana-Vllaznia luhet në Lushnjë, ja sfidat që do të luhen sot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klasikja Tirana-Vllaznia do të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnje. Një nga ndeshjet që gjithmonë garanton emocione dhe në tribuna është zhvendosur 85 km larg kryeqytetit dhe në një fushë që lë shumë për të dëshiruar.

Këtë shqetësim e kanë shprehur dhe dy trajnerët në konferencën për shtyp.

“Shqetësues shumë po më shumë duket qesharak pak. Ndeshja më e rëndësishme, nuk është normale të luhet në fushë si Lushnja sepse qyteti dhe klubi meriton respekt, po ne duke luajtur ndeshje miqësore para disa muajsh e kemi parasysh si janë kushtet e fushës, por e kam thënë dhe javë të tjera që unë dhe lojtarët kemi për detyrë të luajmë futboll ku na çojnë, pas ndeshjes duhet të bëjmë analizat. Na vjen keq sepse kemi pasur tre ndeshje brenda dhe asnjë nuk kemi luajtur në fushën tonë. Çdo javë jemi me çantën për të gjetur fushën, stadiumin, nuk është justifikim po nuk është normale që një ditë para marrim vesh ku do të luajmë”, u shpreh Blendi Shkëmbi.

Ndërsa trajneri Brdariç u shpreh: ”Është një çmenduri, deri dje në darkë nuk e dinim ku do luanim. Tani kanë bërë marrëveshje për të luajtur në Lushnjë, në informacionet që kemi fusha nuk është në kushtet e duhura, çfarë të presim? Ne do presim një ekip që punon, të jemi fizikisht dhe psikologjikisht sa më të fortë. Dhe të kuptojmë se luajmë me këto kushte, të kuptojmë se është ndeshje Klasike dhe ndeshjet kundër Tiranës janë gjithmonë të veçanta, mezi po pres ta luajmë. Duam të kemi çdo gjë nën kontroll edhe  pse kushtet janë të vështira”.

Në anën tjetër Partizani kërkon të mbrojë vendin e parë. Demat përballen në një transfertë të vështirë në Korçë, por pavarësisht kësaj, sipas trajnerit Aleksandar Veselinović, kryeqyetasit hyjnë në fushë vetëm për fitore.

Egnatia udhëton në Laç këtë mesjavë. Tekniku Tetova vlerësoi kundërshtarin ndonëse tregoi se skuadra do të zbres në fushë për t’i marrë maksimumin sfidës.

Dy takimet e tjera do të luhen të enjten. Teuta pret në “Niko Dovana”, Elbasanin ndërsa Dinamo përballet me Bylisin në “Elbasan Arena”.

 

Etiketa: TiranaVllaznia

Lajme të lidhura

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Sport

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë
Sport

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26
Para
Ngjarje e rëndë në Maliq, babai godet me thikë djalin e tij të mitur: Shko në shkollë…

Ngjarje e rëndë në Maliq, babai godet me thikë djalin e tij të mitur: Shko në shkollë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com