GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tirana zë 75 % të huasë së dhënë nga sektori bankar

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana zë 75 % të huasë së dhënë nga sektori bankar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e kredisë në tremujorin e parë të këtij viti ka ardhur e gjitha në Tiranë.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se Tirana është qarku i vetëm ku portofoli i kredisë është zgjeruar, me rreth 10 miliardë lekë më shumë krahasuar me fundin e vitit 2020. Në të gjitha qarqet e tjerë të vendit, portofoli i kredisë është në rënie.

Tirana ka dominuar historikisht portofolin e kredisë për ekonominë, si qendra më e madhe urbane dhe ekonomike e vendit. Por, gjatë periudhës së krizës përqendrimi i huadhënies në kryeqytet duket të jetë rritur akoma më shumë. Në fund të tremujorit të parë të këtij viti, huaja në qarkun e Tiranës përbënte 75.7% të portofolit total të huasë dhënë nga sektori bankar, nga 74.8% që zinte një vit më parë.

Nëse pranojmë se kriza pandemike në afatin e shkurtër goditi më shumë aktorët më të brishtë dhe më të vegjël të tregut, mund të hipotizohet se në Tiranë ky efekt është absorbuar disi më lehtë krahasuar me qarqet e tjerë të vendit. Kjo mund të ketë përcaktuar në një pjesë të madhe edhe kërkesën për kredi. Sipas Instat, qarku i Tiranës ka një prodhim për frymë (783 mijë lekë në vitin 2018) 37% më të lartë se mesatarja kombëtare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se në tremujorët e fundit rritja e kredisë për ekonominë ka ardhur sidomos nga ecuria pozitive në segmentin e biznesit të madh dhe në kredinë për blerje banesash nga individët. Këto produkte janë të lidhura në një pjesë të madhe me kryeqytetin, që ka tregun më të rëndësishëm të pasurive të paluajtshme dhe njëkohësisht edhe kompanitë më të mëdha në vend.

Në segmentin e individëve, Tirana ka një portofol kredie prej pothuajse 130 miliardë lekësh ose rreth 64% të totalit të kësaj kategorie. Shtysa kryesore ngelet kredia për blerjen e banesave, me një vlerë prej më shumë se 91 miliardë lekësh. Krahasuar me një vit më parë, kredia për shtëpi në Tiranë është rritur me mbi gjashtë miliardë lekë ose rreth 7.4% me bazë vjetore. Pavarësisht krizës, kërkesa për blerjen e pasurive të paluajtshme në kryeqytet ka qenë e lartë dhe kjo reflektohet qartë edhe në ecurinë pozitive të kredisë për shtëpi.

Për sa i takon bizneseve, përqendrimi i kredisë në Tiranë është edhe më i lartë. Kredia për biznesin dhënë në kryeqytet në fund të marsit kishte vlerën totale të pothuajse 311 miliardë lekëve. Kjo shumë përbën rreth 81% të kredisë totale për biznesin, nga 80% që zinte një vit më parë.

Etiketa: Banka e ShqiperiseekonomihuakrediTirana

Lajme të lidhura

Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024
Aktualitet

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26
Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila
Aktualitet

Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

08:09 - 14/07/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë, të parët në Europë

07:39 - 13/07/26
Para
Ky efekt në TikTok po i bën njerëzit të humbasin vetëbesimin

Ky efekt në TikTok po i bën njerëzit të humbasin vetëbesimin

TË FUNDIT

Gjyqi për logon e PD, Noka: Lojë e dirigjuar nga Rama
Aktualitet

Noka: Kosova shpall non grata ministren e Serbisë, Rama shpall non grata shqiptarët nga Kosova

11:18 - 15/07/26

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka përshëndetur shpalljen “non grata” nga Kosova të ministres serbe, e cila deklaroi...

Lexo më shumë
Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

11:09 - 15/07/26
Të kujt janë 400 mijë eurot? Alda Klosi e Dobi deklarojnë se…

Lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

10:17 - 15/07/26
Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare

Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare

10:08 - 15/07/26
Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund

Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund

09:26 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com