GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Tiranë-Durrës një garë breshkash

17:31 - 25/03/24
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Tiranë-Durrës një garë breshkash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Rruga Tiranë – Durrës, 35 km, është shndërruar në një shteg ku breshka mbërrin me shpejt në destinacion se makina e tipit breshkë.

E projektuar për kapacitet 30 mijë makina në ditë, sot ky numër është trefishuar.

Shpejtesia e lejuar është 90 km/h, por për shkak të mbingarkeses nuk kalon 60 km|ore.

(Edhe kjo e keqe e ka një të mire. Kanë rralluar shoferet që ngasin mjetin me mbi 150km/ore dhe ndezin dhe shuajne dritat e gjata si vetetima në një qiell të ngarkuar me re).

Tiranë -Durres, rruga më e frekuentuar në Shqipëri, zona ku gjysma e popullsisë ka zgjedhur të jetoje, hapesira ku lulëzon 70% e ekonomisë, ditët më të mira i ka patur në të shkuarën. Treni, që dikur pershkonte këtë segment, tani prehet në analet e historisë, krahas rrugës së vjetër të harruar Tiranë-Plepa.

Në një vend ku investimet rrjedhin si vera e Dionisit drejt çdo rruge të (pa)imagjinueshme, përveç atyre që lehtësojnë trafikun, saga vazhdon. Është një rregull i pashkruar në këto troje të lashta që njerëzit dhe ekonomia janë në një vend dhe investimet vërshojnë në një vend tjetër.

Dhe ky trafik është pa ardhur sezoni turistik!

Këtu, shpejtësia nuk ka kuptim të matet me km/orë, por me durim të shoqëruar me psherëtima dhe fuqia e makinave nuk duhet matur më me kuaj-fuqi, por më durim- fuqi ose vullnet- fuqi..

Tiranë-Durrës sot është jo vetëm dëshmi e durimit njerëzor, por edhe një kujtesë se, aventura më e madhe nuk është largimi nga Shqipëria. Sfida është të udhëtosh në këtë rrug dhe të mos prishesh gojen me ata që luajnë me durimin e njerëzve si të ishte play station.

P.S. Lajmi se do të bëhet tenderi për zgjerimin e rrugës Tiranë- Durres më shumë se ngushellues është acarues. Tani nis sfida e paperballueshme, fazave, segmenteve, loteve të panumërt dhe (të vetmes gjë që bëhet me plan në këtë vend) inspektimeve pa fund.

Ishte thënë se punimet do të nisnin në muajin mars…, ndoshta e kanë lënë per sezonin veror kur është dhe piku i qarkullimit.

/Marrë nga “Facebook-u” i autorit/

Etiketa: Lutfi DervishiTirane-Durres

Lajme të lidhura

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Para
VIDEO/ E pabesueshme, Broja shfaqet në Big Brother Vip

Broja titullar, publikohet formacioni anti-Suedi i Kombëtares

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com