GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tiranë/ E reja gjendet e vdekur në banesë, dyshime se është vrarë

14:15 - 27/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tiranë/ E reja gjendet e vdekur në banesë, dyshime se është vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një e re është gjetur e pajetë në një banesë në kryeqytet, këtë të enjte. Hetimet paraprake kanë zbuluar se në trupin e viktimës janë konstatuar plagë në pjesën e barkut që mednohet se janë shkaktuar me mjet prerës, c’ka ngre dyshime se vajza është vrarë.

Në një  njoftim për mediat, policia thotë se nuk i ka përcaktuar ende gjeneralitet e viktimës, e cila dyshohet se është shtetase e huaj.

Ajo është gjetur e vdekur në banesën që kishte marrë me qera në rrugën “Gjon Muzaka” (mes Rrugës së Durrësit dhe asaj të Kavajës).

“Rreth orës 12:55, në rrugën ‘Gjon Muzaka’, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës”, tha policia në një njoftim paraprak.

Trupi i pajetë, shtuan të njëjtat burime, do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

“Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, mbyllet njoftimi i bluve.

Dëshmia

Ndërkaq, burime pranë grupit hetimor thanë se ka dyshime që viktima të jetë vrarë disa ditë më parë, ndërsa nisur nga dëshmia e dhënë nga e zonja e banesës për policinë, vajza e kishte marrë me qera shtëpinë rreth 10 ditë më parë.

Sipas dëshmive të pronarëve të banesës, nga tiparet, dyshohet se burri dhe vajza e gjetur e vdekur janë nga Lindja e Mesme.

Pronarja e banesës ka rrëfyer se u ka kërkuar kartën ID, por fillimisht i kanë thënë që nuk i kishin. Kur ka shkuar në një moment të dytë për dokumentet në banesë, ata nuk i kanë hapur derën, ka shtuar ajo.

Ishin pronarët e banesës që njoftuan policinë duke u treguar se çifti që kishte marrë shtpinë me qira, prej dy ditësh nuk ishin parë më.

Sipas dëshmive të pronarëve të banesës, nga tiparet, dyshohet se burri dhe vajza e gjetur e vdekur janë nga Lindja e Mesme.

Etiketa: e vdekurKryesore1Tirane

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Para
Dosja “CEZ-DIA”/ Meta lë sot qelinë për t’u paraqitur në SPAK

Gjykata e Lartë lë në burg Metën, kreu i PL: Do fitoj në Strasburg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com