GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tiranë/ Plaçkitën kasafortën e një marketi me 1,5 mln lekë, arrestohen (Emrat)

11:33 - 24/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tiranë/ Plaçkitën kasafortën e një marketi me 1,5 mln lekë, arrestohen (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

olicia e Tiranës ka zbardhur një nga vjedhjet e ndodhura në kryeqytet, ku u grabit kasaforta e një supermarketi, brenda të cilës raportohet se kishte të paktën 1,5 mln lekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, finalizuan sot (24 Tetor) operacionin e koduar “Kasaforta”.

Të arrestuarit janë Rei Sylaj dhe Artur Pashkaj. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Dibrës”. Policia tha se gjithashtu sekuestroi një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që u gjet në banesën e njërit prej tyre.

“Sekuestrohen edhe një pjesë e parave të dyshuara të vjedhura dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë vjedhjes”, thanë burime zyrtare.

Goditja policore u bë menjëherë pas kallëzimit nga pronari i marketit, bazuar dhe në filmimet e kameras së sigurisë dhe informacionet e siguruara në rrugë operative.

Rei Sylaj, 21 vjeç, banues në Pukë, akuzohet për veprat “vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Kurse Artur Pashkaj, 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më datë 21.10.2024, pas mesnate, kanë vjedhur 1500000 lekë në kasafortën e një marketi në Rrugën e Dibrës. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Rei Sylaj, janë gjetur të groposura 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municionin luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pjesë të parave të dyshuara të vjedhura dhe veshje që autorët kanë përdorur gjatë vjedhjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për të verifikuar nëse ka pasur edhe raste të tjera ku të rinjtë janë implikuar, shtuan të njëjtat burime.

Etiketa: kasafortepolicia e TiranesTiraneVjedhje

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
U kap me rreth 90 mijë euro të fshehura, arrestohet 34 vjeçari në portin e Durrësit (Emri)

U kap me rreth 90 mijë euro të fshehura, arrestohet 34 vjeçari në portin e Durrësit (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

Lexo më shumë
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com