GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tiranë/ Ra nga kantieri i ndërtimit në ‘Kinostudio’, vdes punëtori 66-vjeçar

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi në Tiranë, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në zonën e Kinostudios. Viktima, i identifikuar si Rrahman Mija, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia njoftoi se një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie dhe për të dokumentuar rastin.

Kjo ngjarje e rëndon edhe më tej bilancin e aksidenteve në punë në Shqipëri, i cili mbetet problematik. Sipas të dhënave të fundit nga Inspektoriati i Punës, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, 99 punonjës janë aksidentuar, ndërsa 20 prej tyre kanë humbur jetën. Ky numër përfaqëson një shifër alarmante: një në pesë punonjës të aksidentuar ka ndërruar jetë, një situatë më e rëndë se vitet e kaluara.

Sektori i ndërtimit mbetet më problematik, me 6 viktima në 19 aksidente. Kjo do të thotë se një në tre punonjës të aksidentuar në këtë sektor ka humbur jetën. Aksidente me pasoja fatale janë regjistruar edhe në sektorin e energjisë elektrike, miniera, tregti dhe industri prodhuese.

Inspektoriati i Punës ka vendosur masa administrative në 100% të subjekteve ku kanë ndodhur aksidente, duke përfshirë gjoba, paralajmërime dhe pezullime të punës. Vlera totale e gjobave të vendosura arrin në 14,270,000 lekë. Megjithatë, këto shifra tregojnë se sfidat me sigurinë në vendin e punës mbeten serioze. Gjatë vitit të kaluar u regjistruan 177 aksidente me 33 viktima, ndërsa numrat e këtij viti duket se po e ndjekin këtë trend të rëndë.

Lajme të lidhura

Pensionet dhe shteti që nuk jep llogari për dështimet!
Aktualitet

Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

07:48 - 17/11/26
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

22:30 - 16/11/26
Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje
Aktualitet

Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

22:08 - 16/11/26
Para
Kurti: Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin e Kosovës, kërcënim ndaj sigurisë

Kurti: Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin e Kosovës, kërcënim ndaj sigurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 17 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:50 - 17/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Pensionet dhe shteti që nuk jep llogari për dështimet!

Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

07:48 - 17/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Nëntor 2026

07:34 - 17/11/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 Nëntor 2026

07:32 - 17/11/26
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

22:30 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com