GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tiranë/ Sekuestrohet 1 kg kokainë, dy të arrestuar – Video

11:11 - 09/12/24
në Aktualitet, KRYESORE, Video
Kohë leximi: 2 min
A A
Tiranë/ Sekuestrohet 1 kg kokainë, dy të arrestuar – Video
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sasi prej 1 kg e 50 gramë kokainë është sekuestruar nga policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme, që ka arrestuar dy persona.

Të arrestuarit janë Klajdi Serjani, 24 vjeç, dhe Xhenjo Manushi, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas policisë, ata ishin të angazhuar në aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës.

Lënda narkotike, sipas bluve, kap një vlerë tregu prej 270 000 euro përmes shitjes në doza të vogla.

Arrestimi

Aksioni i koduar “Fam Fanz” nga efektivët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVPT në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit u zhvillua me metoda proaktive, thanë burime zyrtare nga policia e Tiranës.

“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën ‘Kastriotët’, automjetin me drejtues shtetasin K.S., dhe pasagjer shtetasin E.M. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K.S., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë”, njoftoi policia, që shpërndau edhe një video me pamje nga momentet e ndalimit.

Lënda narkotike, së bashku me një shumë parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shtuan të njëjtat burime.

Euxhenjo Manushi (majtas) dhe Klajdi Serjani

Sipas burimeve policore, dy të rinjtë janë ndjekur dhe janë mbajtur nën përgjim nga efektivët për të paktën 6 muajsh. Kryesisht, ata e shpërndanin kokainën në zonën e ish-Parkut, por dhe në zona të tjera të Tiranës, shtuan të njëjtat burime.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/12/WhatsApp-Video-2024-12-09-at-10.55.58-AM.mp4

Një nga të arrestuarit, nipi i Pajtim Serjanit

Një nga të arrestuarit, Klajdi Serjani, i cili reklamonte një jetë luksi në rrjetet sociale, është nipi i Pajtim Serjani, një emër i njohur në raportimet e kronikës së zezë.

Pajtim Serjani është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin.

Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në vitin 2014. Në vitin 2015 Serjanit i është bërë atentat të Rruga e Kavajës, ndërsa lidhur me këtë ngjarje asokohe u arrestuan Aurel dhe Amarildo Hoxhallari.

Serjani lëvizte në Tiranë me makina të blinduara ndërkohë që është etiketuar edhe si miku i Emiljano Shullazit. Në shtator 2017, policia i sekuestroi Serjanit katër makina të blinduara më vlerë 1 milion euro. Tre prej makinave rezultuan të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave me targa të falsifikuara.

Pajtim Serjani

I arrestuari tjetër, djali i muzikantit “Adi Sybardhi”

Ndërsa i arrestuari tjetër Euxhenjo Manushi, është djali i muzikantit të njohur si Adi Sybardhi.

20-vjeçari Manushi ishte pasagjer në mjetin që drejtohej nga Serjani, ku u gjet dhe droga.

Vetë muzikanti Sybardhi, ka reaguar në Facebook duke postuar foton e të birit me fjalët: “Allahu te begatoftë shpirti babit”.

Postimi i muzikantit në “Facebook”
Etiketa: KokaineKryesore1policia e TiranesTirane

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Çështja “Becchetti”/ Kalaja padit Ramën, Veliajn dhe Ballukun në SPAK: Nuk kanë shpëtim

Çështja “Becchetti”/ Kalaja padit Ramën, Veliajn dhe Ballukun në SPAK: Nuk kanë shpëtim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com