Një 34-vjeçar i dyshuar për një seri vjedhjesh në Tiranë dhe Vlorë është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4 në kryeqytet.
Në pranga ka rënë Ivi Profka, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim nga disa komisariate policie për vjedhje të ndryshme.
Profka dyshohet se më 24 tetor ka vjedhur një motor në Rrugën e Dibrës në Tiranë. Ai ishte gjithashtu në kërkim nga Komisariati Nr. 2, pasi dyshohet për vjedhjen në një tabakino më 30 tetor dhe në një market më 5 tetor.
Ndaj 34-vjeçarit kishte gjithashtu një tjetër kërkim nga Komisariati Nr. 1, për vjedhjen në një market, ndërsa edhe Policia e Vlorës e kishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një motori.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rasteve të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer prej tij.










Discussion about this post