Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për vjedhje në një kompani. Personi i arrestuar është me inicialet A.D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private.
Gjithashtu policia njofton se u procedua në gjendje të lirë një punonjëse me inicialet J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë prej 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.