GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tiranë/ Vrasje në azilin “Ruaje Moshën”, 78 -vjeçari vret shokun e dhomës me bastun

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tiranë/ Vrasje në azilin “Ruaje Moshën”, 78 -vjeçari vret shokun e dhomës me bastun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një krim i rëndë ka ndodhur në një azil privat të moshuarish në kryeqytet. Një 78-vjeçar i identifikuar si Zyhdi Shehi, ka goditur disa herë me bastun hekuri pas sherrit të çastit shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se viktima është një i moshuar 82-vjeçar, i cili ka vdekur pas goditjeve dhe traumave në pjesën e kokës. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet, duke këqyrur skenën e krimit, marrë në pyetje autorin e arrestuar dhe mbledhur dëshmitë apo pamjet e kamerave të sigurisë.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat, për të moshuarit, për veprën penale “vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal”, njoftoi paraprakisht policia e kryeqytetit.

Teksa më tej jepen edhe detaje për dinamikën, duke shpjeguar se “krimi ndodhi sot rreth orëve të para të mëngjesit”.

“Për motive të dobëta, i dyshuari ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, sqaroi policia.

Hetimeve i është bashkuar edhe Prokuroria, teksa po verifikohen rrethanat dhe shkaqet e krimit të rëndë. Oficerët po marrin në pyetje 78-vjeçarin Shehi, për të zbuluar motivin konkret që e shtyu të godiste shokun e dhomës të azilit “Ruaje Moshën”, për vdekje.

Lexo edhe:

Vrasja në azil pas sherrit për krevatin, detaje nga krimi në Tiranë

Etiketa: AzilKryesore1TiraneVrasje

Lajme të lidhura

Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative pas tubimit të djeshëm
Aktualitet

Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative pas tubimit të djeshëm

11:55 - 16/11/26
Shpërthim me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes
Aktualitet

Shpërthim me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes

11:42 - 16/11/26
“Keni një ftesë për Veliajn dhe Spirolalin?” Berisha: Të bashkohemi për të përcjellë Ramën
Aktualitet

“Keni një ftesë për Veliajn dhe Spirolalin?” Berisha: Të bashkohemi për të përcjellë Ramën

11:16 - 16/11/26
Para
Pa pasaportë dhe pa biletë, njihuni me aeroportin e parë në botë pa dokumente

Pa pasaportë dhe pa biletë, njihuni me aeroportin e parë në botë pa dokumente

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative pas tubimit të djeshëm
Aktualitet

Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative pas tubimit të djeshëm

11:55 - 16/11/26

Vijojnë gjobat ndaj studentëve dhe protestuesve që dalin në rrugë kundër qeverisë. Policia po zbaton urdhrat e përcaktuar në Aktin Normativ...

Lexo më shumë
Shpërthim me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes

Shpërthim me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes

11:42 - 16/11/26
“Keni një ftesë për Veliajn dhe Spirolalin?” Berisha: Të bashkohemi për të përcjellë Ramën

“Keni një ftesë për Veliajn dhe Spirolalin?” Berisha: Të bashkohemi për të përcjellë Ramën

11:16 - 16/11/26
Kryesimi i grupit sjell shpërblimin e madh nga UEFA, ja sa arkëtoi Shqipëria me fitoren ndaj Bjellorusisë

Kryesimi i grupit sjell shpërblimin e madh nga UEFA, ja sa arkëtoi Shqipëria me fitoren ndaj Bjellorusisë

10:55 - 16/11/26
Berisha: Skapi i Partisë tani do quhet Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama

Berisha: Skapi i Partisë tani do quhet Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama

10:45 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com